Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot e pritidelegacionin e Komitetit për Çështje Zhvillimore Sociale nga Kongresit popullor kombëtartë Republikës Popullore të Kinës.

Në takimin u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet gjithëpërfshirëse bilaterale midisRepublikës së Maqedonisë së Veriut dheRepublikës Popullore të Kinëssi dhe për mundësitë për bashkëpunim midis të dyja vendeve.Në takim është konstatuar se marrëdhëniet midis të dyja shteteve po zhvillohen në një trend rritës.

Presidenti Pendarovski në takimin theksoi se qëllimi strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut është anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe në NATO, por edhe se shteti synon ndaj thellimit të bashkëpunimit me Republikën Popullore të Kinës. Në këtë kontekst, Maqedonia e Veriut është pjesëmarrëse aktive në nismën 17+1 për bashkëpunim midis RP të Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Presidenti Pendarovski u falënderua për mbështetjen për mbështetjen dhe ndihmën e përgjithshme të Republikës Popullore të Kinës për Republikën e Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në sferën e arsimit. Në takim është konstatuar se heqja e ardhshme reciproke e vizave, që është në fazën e harmonizimit, do të jetë impuls shtesë në avancimin e marrëdhënieve midis Maqedonisë së veriut dhe të Republikës Popullore të Kinës.
Përfaqësuesit e Komitetit për Çështje Zhvillimore Sociale e kanë përshëndetur Marrëveshjen e arritur midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë dhe kanë shfaqur mbështetje për anëtarësimin e Maqedonisë së veriut në Bashkimin Evropian.