Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Stevo Pendarovski, sot e priti ambasadoren eMbretërisë të Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, znj. Rachel Galloway.

Në takimin u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve, si dhe mbi ngjarjet dhe sfidat aktuale në Rajon. Të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi me zhvillimin e marrëdhënieve të përgjithshme midis dy vendeve, të cilat karakterizohen me miqësinë dhe besimin reciprok dhe partneritetin solid.

Presidenti Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut në periudhën e kaluar ka bërë shumë punë dhe përpjekje në përmbushjen e proceseve integruese, dhe sot është një model për transformim të suksesshëm për të gjitha vendet e rajonit.

Në takimin u konstatua se Mbretëria e Bashkuar është partneri ynë afatgjatë dhe një përkrahës i reformave të sektorit të mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe në fushën e gjyqësorit, administratës publike dhe transparencës së institucioneve publike.

Presidenti Pendarovski shprehu besimin se Mbretëria e Bashkuar, si  partner i ngurtëdhe mik i Maqedonisë së Veriut, do të vazhdojë me mbështetjen dhe ndihmën konkrete në arritjen e prioriteteve tona strategjike. Në këtë kontekst, Presidenti shprehu shpresën se partneriteti afatgjatë në suaza të NATO-s do të rrumbullakohet me anëtarësimin tonë në Aleancë, në takimin e liderëve, që do të mbahet në Londër në dhjetor 2019.

Ambasadorja Galloway uroi presidentin Pendarovski për marrjen e funksionit dhe i dëshiroi sukses në kryerjen e detyrës, në këtë rast duke shprehur gatishmëri për përparim të mëtejshëm të bashkëpunimit dhe përforcimit të marrëdhënieve miqësore tradicionale midis të dyja shteteve.