Presidenti Pendarovski në takim me nënkryetarin e KE dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini

12 Qershor 2019 | Takimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot në Bruksel zhvilloi një takim dypalësh me nënkryetarin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini.

Në takimin, Republika e Maqedonisë së Veriut edhe një herë mori një njohje të fuqishme për punën e bërë nga nënkryetari i Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë.

Federica Mogherini theksoi se mbetet e fortë në qëndrimin se Maqedonia e Veriut duhet së bashku me Shqipërinë të marrinë  datë për fillimin e negociatave në qershor – korrik. Kjo, tha se ajo, do t’u rekomandoi të gjithë ministrat e jashtëm të BE gjatë javës së ardhshme.

Nga rajoni, u theksua në takim, vjenë lajme të mira, dhe marrëveshja e Prespës dhe marrëveshja me Bullgarinë janë shembuj se si çështjet e vështira mund të mbyllen me vendime të guximshme.

Republika e Maqedonisë së Veriut është e vetmja në rajon që ka mbyllur të gjitha çështjet me fqinjët, vend ku funksionojnë institucionet dhe vend ku ka vendosmëri dhe vullnet dhe në të cilën po punohet për të përmbushur proceset e reformës.

Presidenti Pendarovski tha se qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas gjithë punës presin që vendi të marrë datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Pendarovski theksoi se kjo  do të jetë e rëndësishme për stabilitetin e rajonit.

Si President i Republikës së Maqedonisë së Veriut i bëri thirrje udhëheqësve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që të ruajnë kredibilitetin e zgjerimit në bazë të kritereve të qarta dhe të drejta për anëtarësim, në përputhje me meritat individuale dhe arritjet e secilit vend në rajon. Vizita e parë ndërkombëtare e Stevo Pendarovskit si president i Republikës së Maqedonisë së Veriut është Brukseli. Paradite, ai pati një takim me kryetarin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....