Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot në Bruksel zhvilloi një takim dypalësh me Presidentin e Këshillit Evropian Donald Tusk.

Presidenti Pendarovski e falënderoi mbështetjen e madhe dhe pa rezerva të Presidentit të Këshillit Europian për angazhimin dhe  përpjekjet e tij personale  për marrjen e datës për fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që në dy vitet e fundit, shteti ka marrë vendime të vështira dhe të guximshme për çështje shumë të ndjeshme dhe ka treguar se si mund të zgjidhen çështjet e hapura në rajon  në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Presidenti Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut mori hapa vendimtarë në përmbushjen e axhendës së reformave, duke demonstruar angazhimin e saj ndaj proceseve euroatlantike.

Në konferencë në deklaratën e tij, Presidenti i Këshillit Europian Tusk tha se marrëveshjet që Maqedonia e Veriut i arriti me Bullgarinë dhe Greqinë janë historike dhe mund të jenë një shembull në rajonin. Tusk vuri në dukje se shteti ka bërë gjithçka që i nevojitet dhe gjithçka që pritet nga ajo, dhe vëndi e Republikës së Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian.

Presidenti Pendarovski tha se në qershor, Bashkimi Evropian ka një mundësi historike për të treguar udhëheqjen dhe një vizion për të ardhmen e rajonit tonë duke i dhënë datë për negociata për Maqedoninë e Veriut. Qytetarët e Maqedonisë Veriore nuk kërkojnë një çmim të pamerituar, por një shans të merituar për të ndërtuar një shtet evropian me një shoqëri të drejtë, humane dhe të avancuar.

I nderuar, më poshtë është deklarata integrale e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në konferencë-shtypi të përbashkët i me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Të nderuar përfaqësues të mediave

Para dy javë më parë e kemi marrë Raportin më të mirë dhe më pozitiv të Progresit të Komisionit Evropian për vendin tonë. Jo vetëm që kemi marrë një rekomandim të qartë dhe të pakushtëzuar për fillimin e negociatave të pranimit, por gjithashtu ishim të përmendur si një shembull i shkëlqyer në Ballkanin Perëndimor.

Ne u bëmë një shembull pozitiv në Ballkan përmes një angazhimi intensiv diplomatik me të cilën kemi arritur të zgjidhim çështjet e dekadave. Ne kemi marrë vendime të vështira për çështje që janë shumë të ndjeshme për qytetarët e mia, vendime me qellim për të eliminuar pengesën më e madhe në procesin tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe Aleancën e NATO-s.

Duke nënshkruar Marrëveshjen e Miqësisë, Fqinjësinë e Mirë dhe Bashkëpunimin me Bullgarinë dhe Traktatin  e Prespës me Greqinë, ne jemi liruar nga barra e së kaluarës. Maqedonia e Veriut është i vetmi vend në rajon që nuk ka çështje të hapura me fqinjët e saj. Maqedonia e Veriut adreson lajme të mira në rajon gjatë dy viteve të fundit.

Përveç zgjidhjes së çështjeve me fqinjët tanë, ne po kryejmë reforma thelbësore dhe të plota në shumë fusha kryesore. Ne e harmonizuam politikat tona të brendshme dhe të jashtme dhe të sigurisë me politikën e Bashkimit Evropian.

Jemi të vetëdijshëm se kemi nevojë për më shumë reforma dhe pajtohem se kemi dobësi dhe shumë punë ende ka përpara nesh . Por dua të theksoj një realitet politik ballkanik – Ne jemi më efektivë kur kemi detyra konkrete përpara nesh. Dhe negociatat për anëtarësimit është mjeti më i mirë për reforma.

Të nderuar,

Në fund, dëshiroj t’ju kujtoj vitin 2016 dhe rolin e vendit tim me përballjen me krizën e emigrantëve. Atë periudhë mbetëm mbetëm në anën e sigurinë të Europës dhe së bashku me misionin e suksesshëm të Frontex-it, treguam se jemi partnerë të fortë evropianë.

Ky qershor, Bashkimi Evropian ka një mundësi historike për të treguar udhëheqjen dhe një vizion për të ardhmen e rajonit tonë duke i dhënë datë për negociata për Maqedoninë e Veriut. Qytetarët e Maqedonisë Veriore nuk kërkojnë një çmim të pamerituar, por një shans të merituar për të ndërtuar një shtet evropian me një shoqëri të drejtë, humane dhe të avancuar.

Ju faleminderit.