Biografi

President i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Lindi më 3 prill të vitit 1963 në Shkup. Diplomoi në vitin 1978 në Fakultetin e Shkencave Politike, në Universitetin “Shën. Kirili dhe Metodi”- Shkup, kurse studimet pasuniversitare të magjistraturës dhe doktoratës i kreu në Institutin e Hulumtimeve të Shkencave Sociologjike, Politike dhe Juridike në Universitetin “Shën. Kirili dhe Metodi”- Shkup.

Në 11 vitet e fundit ka qenë profesor në Universitetin “Amerikan Kolexh”- Shkup ku ka ligjëruar lëndët: Siguria ndërkombëtare, Marrëdhënie ndërkombëtare, Hyrje në politikë, Globalizimi, Gjeopolitika, Politika e jashtme e ShBA-së, Politika e jashtme dhe e sigurisë e BE-së dhe Shtetet e vogla në politikën botërore. Në periudhën 1998-2001, ishte shef i Drejtorisë së Analitikës dhe Hulumtimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe zëdhënës i Ministrisë.

Nga viti 2001 deri në vitin 2004 ka qenë Këshilltar për Siguri Nacionale i Presidentit të Republikës së Maqedonisë. Nga viti 2004 deri në vitin 2005 ka qenë Kryetar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Nga viti 2005 deri në vitin 2009 ka qenë Këshilltar për politikën e jashtme i Presidentit të Republikës së Maqedonisë. Nga viti 2016 deri në vitin 2017 ka qenë deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Nga dhjetori i vitit 2017 deri në maj të vitit 2019 ka qenë Koordinator kombëtar për përgatitjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut për hyrje në NATO.