Stevo Pendarovski është Presidenti i pestë i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Të drejtat dhe obligimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut e përfaqëson Republikën dhe është komandant supreme i forcave të armatosura.

Presidenti i Republikës të drejtat dhe detyrat e veta i kryen në bazë dhe në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve.

Presidenti i Republikës zgjidhet në zgjedhje të përgjithshme dhe të drejtpërdrejta, me votim të fshehtë, me mandat pesëvjeçar.

Para marrjes së detyrës, Presidenti i Republikës jep deklaratë solemne para Kuvendit, me çka obligohet të respektojë Kushtetutën dhe ligjet.

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut e dorëzon mandatin për përbërjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut; i emëron dhe i shkarkon me dekret ambasadorët dhe deputetët e posaçëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut; pranon letrat kredenciale dhe letrat e revokimit të përfaqësuesve diplomatikë të huaj; propozon dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut; propozon dy anëtarë të Këshillit Gjyqësor; emëron tre anëtarë të Këshillit të Sigurimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut; caktonë dhe shkarkonë bartësit e funksioneve tjera shtetërore dhe publike të përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj; jep grante dhe njohje në pajtim me ligjin; jep falje në pajtim me ligjin dhe kryen funksione të tjera të përcaktuara me Kushtetutë.

Presidenti i Republikës informon Kuvendin për çështjet e kompetencave të tij së paku një herë në vit. Presidenti i Republikës nënshkruan dekrete për shpalljen e ligjeve me Kryetarin e Kuvendit. Presidenti i Republikës mund të vendosë të mos nënshkruajë dekretin për shpallje të ligjit. Kuvendi shqyrton ligjin dhe, nëse miratohet me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i përfaqësuesve, Presidenti i Republikës është i detyruar të nënshkruajë dekretin. Presidenti është i detyruar të nënshkruajë dekretin, nëse sipas Kushtetutës ligji miratohet me dy të tretat e votave të numrit të përgjithshëm të deputetëve.

Brenda kompetencave të Presidentit të Republikës, ai propozon Guvernatorin e Bankës Nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilin pastaj e emëron Kuvendi. Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut emëron dhe shkarkon drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës. Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut emëron dhe shkarkon Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Armatës.