Fjalimi i Presidentit Pendarovski në konferencën “Zgjerimi i aksionit për dhënien fund të dhunës mbi fëmijët në Ballkanin Perëndimor”.

28 Nëntor 2019 | Fjalimet, Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot, mbajti fjalim në konferencën “Zgjerimi i aksionit për dhënien fund të dhunës mbi fëmijët në Ballkanin Perëndimor”.

Të nderuar,

Fillimisht më lejoni t’iu falënderojë të rinjve për performimin pak më parë, që besoj tek të gjithë reflektojë emocione të fuqishme.

Dhuna mbi fëmijët është njëra nga dukuritë që është e pranishme në përditshmëri, anembanë botës. Për të shumtën e rasteve mësojmë nga mediat, nga komuniteti, nga shkollat, por ka me mijëra raste për të cilat asnjëherë nuk mësojmë.

Konsiderojë se është mundësi e shkëlqyer që Maqedonia e Veriut është nikoqire e kësaj Konference, ku vendet e Ballkanit Perëndimor do t’i vënë në pah angazhimet për bashkëveprim nëpërmjet Partneritetit global për dhënien fund të dhunës ndaj fëmijëve, dhe për t’i pasqyruar gjendjen aktuale të shteteve, do të ndajnë praktikat më të mira, qasshmëritë efikase për zgjidhjen e këtij problemi.

Anketa globale e UNICEF-it para dy vitesh tregon shumicë e madhe – thuajse 80 përqind e prindërve kujdestarëve përdorin së paku një formë të dhunës ndaj fëmijëve , kurse një e pesta e të anketuarve kanë paraqitur se përdorin metoda pozitive jo të dhunshme të prindërimit. Hulumtimet flasin se fëmijët- viktima të abuzimit dhe dhunës janë të ekspozuar në rrezik më të madh dhe vet ata mund të përsërisin ose të shkaktojnë dhunë kur të rriten, edhe atë në të shumtën e rasteve mbi fëmijët e vet. Dhuna nuk dëmton vetëm fëmijët dhe familjet, por edhe shoqëritë në tërësi. Tregues tronditës janë anketat e shumta nga nxënësit dhe studentët të cilat dëshmojnë se në vitet e fëmijërisë kanë patur përvojë nga dhuna fizike ose emocionale, ndëshkimi fizik deri te format më të rënda të abuzimit seksual. Disa nga vlerësimet e vitit 2013 tregojnë se ndikimet ekonomike globale dhe harxhimet që janë rezultat i dhunës fizike, psikike, seksuale, mbi fëmijët mund të arrijë me triliona dollarë në nivel global. Këto janë rezultate dhe vlerësime shqetësuese.

Tek ne, në Maqedoninë e Veriut, shifrat gjithashtu janë të pamëshirshme. Hulumtimet thonë se 8 nga 10 prindër përdorin dhunë fizike dhe psikike, qëllimi primar është se në këtë formë fëmijës i japin “leksion”. Tek ne akoma është i pranishëm qëndrimi se fëmija duhet të jetë i dëgjueshëm, përkundër që të jetë kureshtar dhe i pavarur. Hulumtimet thonë se qëndrimi i përgjithshëm është se shoqëria duhet të intervenojë në familje dhe praktikat e saja të përcaktuara dhe se e drejta e prindërit është ta rrit dhe edukojë fëmijën ashtu siç konsideron se është më së miri.

Përgjigjja jonë në luftën kundër dhunës mbi fëmijët duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Asnjë konferencë, fushatë ose angazhim politik nuk do të mjaftonte të ballafaqohemi me dhunën mbi fëmijët. Nevojitet që bashkërisht të veprojmë nga të gjithë ne, si individ, pastaj nga ministritë përkatëse, shërbimet sociale, institucionet arsimore dhe sektori civil. Të ngremë vetëdijen, të mësojmë të parandalojmë dhunën dhe si t’i mbrojmë fëmijët nga dhuna. Nëse dështojmë në parandalim dhe mbrojtjen e tyre, pasojat do të jenë traumatike dhe afatgjate. Prandaj nevojitet zgjidhje e integruar, qasshmëri e përbashkët për problemet që na prekin të gjithëve.

Punonjësit shëndetësor duhet të aftësohen ku do të mund të detektojnë plagët dhe shenjat e dhunës. Sistemi arsimor duhet të fuqizojë shkathtësitë shoqërore emocionale tek fëmijët, që të parandalojë dhunën tek bashkëmoshatarët. Sistemi i mbrojtjes sociale duhet të ketë përgjigjen e duhur nëpërmjet ekipeve profesionale dhe multidisiplinore. Pjesëtarët e policisë duhet të jenë të trajnuar profesionalisht që të punojnë me fëmijë.

Të nderuar,

Ju uroj punë të mbarë dhe diskutim të suksesshëm të Konferencës, që të gjejmë zgjidhje sistematike, ta çrrënjosim këtë dukuri dhe të krijojmë shoqëri të sigurt për fëmijët. Dhe përfundimisht, si shtet të japim kontributin tonë ku me më shumë punë dhe angazhim t’i plotësojmë qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm 2030- për t’i dhënë fund keqpërdorimit, eksploatimit, trafikimit dhe të gjithë formave të dhunës dhe torturës ndaj fëmijëve.

Ju faleminderit!

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...