Deklaratë e presidentit Pendarovski në konferencën për shtyp me presidentin serb Vuçiq

22 Nëntor 2019 | Fjalimet, Kumtesat

I nderuari president Vuçiq,
Të nderuar qytetarë, përfaqësues të medieve,

Sot kam nderim të qëndroj në vizitën time të parë zyrtare në Republikën miqësore të Serbisë. Me nikoqirin tim, presidentin Vuçiq, kisha mundësinë, po sakaq do të kemi mundësi në fund të kësaj dite, të bisedojmë për tema të interesit të përbashkët për shtetet tona dhe për popujt tanë.

Që në fillim, më lejoni të them se kjo vizitë imja sot është edhe një vërtetim i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe mirëkuptim të ndërsjellë ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë, por edhe një mundësi në mënyrë të përbashkët ta theksojmë rëndësinë dhe përkushtimin e ndërtimit, mirëmbajtjes dhe avancimit të dialogut të ndërsjellë, si mes nesh, ashtu edhe më gjerë në rajonin tonë.

Vendet dhe popujt tanë i lidh traditë e gjatë historike dhe kulturore, por e ndajmë edhe vizionin për të ardhme të përbashkët në familjen e madhe evropiane. Që këtu, kontaktet në nivelin më të lartë ndërmjet të dyja shteteve tona kanë rëndësi të veçantë dhe japin sinjal të fortë edhe për zhvillim të mëtutjeshëm të fqinjësisë dhe bashkëpunimit në të gjitha nivelet e tjera.

Të nderuar!

Me presidentin Vuçiq arritëm në përfundim se marrëdhëniet ndërmjet këtyre dy shteteve janë të shkëlqyeshme dhe pa pika kontestuese. U zotuam që vështrimet e ndryshme në lidhje me një pjesë të çështjeve të agjendës sonë bilaterale të vazhdojmë t’i diskutojmë si miq në mënyrë konstruktive. Konsideroj se detyrim yni si presidentë është të krijojmë atmosferë pozitive dhe të gjitha çështjet t’i zgjidhim përmes dialogut me respektim dhe mirëkuptim maksimal ndërmjet vete.

Me presidentin Vuçiq biseduam edhe për nismën franceze për metodologjinë e re të ndryshuar në udhëheqjen e bisedimeve parakyçëse në BE. Unë edhe një herë e theksova qëndrimin e shtetit tonë se për ne nuk ekziston asnjë alternativë e qëndrueshme, përveçse anëtarësim të plotë në BE në fund të këtij procesi. Integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut mbetet përcaktim afatgjatë, motivim për transformim të shoqërisë dhe zbatim të standardeve më të larta evropiane.

Në këtë kontekst më gëzon fakti që edhe nga Shkupi, edhe nga Beogradi kemi dhënë porosi të qarta se Bashkimi Evropian nuk duhet të harrohet Ballkani Perëndimor, për të cilin anëtarësimi në BE është garancia e vetme për stabilitet, siguri e përparim, e në fakt është është opcioni i vetëm i qëndrueshëm. Integrimi evropian i rajonit është mënyra më e mirë që do të mundësojë transformim demokratik të shoqërive të tona, përparim dhe bashkëpunim i forcuar rajonal.

Dhe pikërisht kur flas për stabilitetin e rajonit, do të doja t’ju informoj se përmendëm disa aspekte të dialogut Beograd-Prishtinë. Presidenti Vuçiq gjithnjë është bashkëbisedues i mirinformuar, pa kisha mundësinë nga dora e parë t’i dëgjoj pikëvështrimet e tij në lidhje me perspektivat e këtij dialogu. Gjithsesi, e shfrytëzova rastin t’i përsëris edhe qëndrimet e mia duke shprehur pritje se me ndihmë të bashkësisë ndërkombëtare dhe sidomos nga partnerët tanë perëndimorë do të krijohen kushte për përparim serioz, por edhe për mbyllje përfundimtare të kësaj çështjeje. Zgjidhjen që do ta gjejnë Beogradi dhe Prishtina duhet të kontribuojë drejt stabilitetit dhe sigurisë rajonale, dhe sipas mendimit tonë nuk guxon të prekë sovranitetin e shteteve të tjera në rajon.

Të nderuar,

Në këto biseda theks i veçantë vumë edhe në bashkëpunimin ekonomik, numrat i dëgjuat nga presidenti Vuçiq. Ideja jonë është ato të jenë shumë të tejkaluara në vitet që vijojnë. Me këtë rast, me kënaqësi të përbashkët konstatuam se marrëdhëniet ekonomike tashmë për tri vite me radhë po shënojnë trend intensiv dhe rritës. Për këtë do të flasim edhe më vonë përgjatë kësaj dite, në takimin e odave ekonomike të të dyja vendeve.

Edhe përskaj trendeve pozitive, duhet të them se është e dukshme nevoja e forcimit të shkëmbimit ekonomik dhe në atë drejtim unë mendoj se ekziston hapësirë për përmirësim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit. Ne duhet të kthehemi kah e ardhmja, e kjo do të thotë që kapacitetet tona tërësisisht t’i drejtojmë kah ekonomia, si parakusht i infrastrukturës, me qëllim që qytetarët e të dyja vendeve tona dhe të rajonit të jetojnë më mirë.

Në të dyja vendet tona dhe në rajonin tonë në tërësi i duhet lidhje shumë e mirë infrastrukturore. Edhe në këtë kontekst urova presidentin Vuçiq për kompletimin e dy autostradave jashtëzakonisht të rëndësishme si për Serbinë, ashtu edhe për ne, po edhe për rajonin, e ato janë autostrada drejt Maqedonisë së Veriut dhe ai drejt Bullgarisë, për të cilat pres jashtëzakonisht të ndikojnë në ngritjen e nivelit të marrëdhënieve tregtare në rajon.

Ndër të tjerash, por jo më pak të rëndësishme, kuptohet, biseduam edhe për pakicën kombëtare maqedonase në Serbi dhe për bashkësinë serbe në Maqedoninë e Veriut, ashtu si edhe për kontributin e tyre domethënës në të gjitha raportet ndërmjet të dyja shteteve.
Në fund, më lejoni edhe një herë të falënderoj nikoqirin tim, presidentin Vuçiq, për ftesën dhe mirëpritjen e përzemërt këtu në Beograd dhe të theksoj se shpresoj se përgjatë vitit 2020 do të kem mundësi t’ia kthej këtë mikpritje.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...