Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, nënshkroi dekretet për shkarkime, emërime dhe revokime në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Presidenti Pendarovski veproi sipas vendimit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, i cili ka konstatuar se ish presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, me dekretet e miratuar për emërime në Armatë më 25 shkurt të vitit 2019-të, ka kryer akte që nuk janë të lejuara në procesin zgjedhor dhe në këtë mënyrë ka shkelur dispozitën të nenit 8-a, paragrafi 1, alineja 2 të Kodit Zgjedhor dhe dispozita të nenin 34, paragrafi 1 alineja 2 të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit. Në përputhje me dekretet e reja:
1. Gjeneral brigade Jordev Dragan Orce, shkarkohet me dekret dhe emërohet zëvendës komandant i Komandës së Përbashkët Operacionale në Shtabin e Përgjithshëm të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
2. Gjeneral brigade Gjorgoski Tito Mirce është revokuar nga përfaqësues Ushtarak i Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës.
3. Kolonel Kovacki Gjorgji Dragan është shkarkuar nga komandant iBrigadës së parë të Mekanizuar e këmbësorisë(1.bmk) në Komandën e Përbashkët Operacionale të Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
4. Kolonel Emini Sabedin Besnik është shkarkuar nga Shefi i Komandës së Përbashkët të Operacioneve në Shtabin e Përgjithshëm të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe emërohet komandant i Brigadës së parë të Mekanizuar e këmbësorisë(1.bmk) në Komandën e Përbashkët Operacionale të Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
5. Kolonel Jurisiq Miroslav Marijo është revokuar me dekret dhe është emëruar në Atasheu i Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Paris, Republika e Francës.
6. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Vasko Gjurçinovski, me një dekret të 25 shkurtit 2019, është i avancuar nga radhët e Gjeneral-Major me gradën Gjeneral-Nënkolonel. Në Ligjin për Mbrojtje, nuk ka bazë ligjore që t’i merret grada, përveç nëse bartësi i gradës personalisht nuk bën veprime të paligjshme, siç janë vepra penale ose shkelje të rëndë disiplinore.