Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës Islame të Pakistanit, Modasar Çaudri
Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të Modasar Çaudrit, ambasadorit të Republikës Islamike të Pakistanit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Sofje. Presidenti Pendarovski në fjalimin e...
Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës Federative të Brazilit, Paulo Roberto Kampos Tarise da Fontura
Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të Paulo Roberto Kampos Tarise da Fontura, ambasadorit të sapoemëruar të Republikës Federative të Brazilit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Sofje. ...
Presidenti Pendarovski e nënshkroi Dekretin për shpalljen e Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale
Presidenti Stevo Pendarovski sot e nënshkroi Dekretin për shpalljen e Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale. Në këtë ligj është përkufizuar qartë se çfarë nënkupton fushata shtetërore e interesit të përgjithshëm, në...
Qendra Presidenciale për Edukim Politik
Në drejtim të përpjekjeve për përforcimin e vlerave politike demokratike, promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, pluralizmit politik, tolerancës së ndërsjellë, bashkësisë dhe solidaritetit, me vendim të Presidentit Stevo Pendarovski është formuar Qendra Presidenciale për Edukim Politik.
Kabineti Hapur
Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Vila Vodno janë të hapur për të gjithë qytetarët.
Kushdo që ka dëshirë dhe interes, do të ketë mundësi ta shikojë Kabinetin, hapësirat e punës në Vilë, të punësuarit në Kabinetin e Presidentit, sallat ku organizohen evenimente solemne, ngjarje, konferenca për shtyp, takime, mbledhje të Këshillit të Sigurimit, dhënia e letrave kredenciale për ambasadorët e huaj dhe aktivitetet e tjera zyrtare të Presidentit të shtetit.
“Ballë për ballë me Presidentin”
është program nëpërmjet të cilit u mundësohet banorëve të vendeve të ndryshme në Maqedoninë e Veriut të takohen me Presidentin, kështu që Presidenti Pendarovski do t’i dëgjojë nga afër problemet, idetë për tejkalimin e problemeve si dhe sfidat me të cilat ballafaqohen ata.
Të rinj të suksesshëm
Presidenti Stevo Pendarovski mbështet krijimin e politikave të cilat do të kontribuojnë që të zvogëlohet largimi i të rinjve nga vendi ynë, si dhe të krijohen perspektiva për të rinjtë dhe kuadrot e suksesshme.
Një nga projektet që ka për qëllim të kontribuojë në vlerësimin e mundit dhe dijeve të të rinjve është mirënjohja “Të rinj të suksesshëm”.
Patronazhe
Nëpërmjet patronazheve Presidenti kontribuon në afirmimin e artit dhe kulturës, shkencës, arsimit, sportit, përforcimin e inkluzionit dhe në përparimin e kushteve për grupet e lëndueshme në shoqëri.