Filloi vizita zyrtare e presidentit Pendarovski në Republikën e Serbisë

22 Nëntor 2019 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski sot në Pallatin Serbia në Beograd u prit me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake nga Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ç’gjë filloi vizitën zyrtare në Republikën e Serbisë.

Të dy presidentët realizuan takim kokë më kokë, në të cilin i vërtetuan marrëdhëniet miqësore dhe mirëkuptim të ndërsjellë ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut e Republikës së Serbisë dhe e potencuan rëndësinë dhe përkushtimin e ndërtimit, mirëmbajtjes dhe avancimit të dialogut të ndërsjellë.

Pas takimit të të dy presidentëve, do të mbahet edhe një mbledhje plenare ndërmjet delegacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Republikës së Serbisë, pas së cilës do të vijojë konferencë për shtyp e presidentëve.

Në kuadër të vizitës zyrtare, presidenti Pendarovski do të realizojë takime edhe me kryeministren e Republikës së Serbisë – Ana Bërnabiq, me kryetaren e Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë – Maja Gojkoviq, ashtu si edhe me kryetarin e Odës Ekonomike të Republikës së Serbisë – Marko Çadezh dhe me biznesmenë të Republikës së Serbisë.

Të shtunën, më 23 nëntor 2019, presidenti Pendarovski në Novi Sad do të marrë pjesë në Forumin e Katërt Rinor Rajonal dhe do të ketë fjalim në panelin e presidentëve “Fjalimet e të rinjve para përfaqësuesve të pushtetit: prezantim të dialogut politik para mileniumistëve”.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....