Fjalimi i Presidentit Pendarovski në shënimin e 25 vjetorit të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut

28 Nëntor 2019 | Fjalimet, Kumtesat

Përfaqësues të nderuar të mediave,

Mysafirë të dashur,

Ju faleminderit për ftesën, kam nderin të drejtohem sot me rastin e çerekshekullit të ekzistimi të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në vendin tonë, organizatë, veteran i pakontestueshëm në mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të njeriut.

Tri dekadat e pavarësisë së vendit tonë dhe tranzicioni i gjatë dhe i mundimshëm ishin përplot kriza politike, padrejtësi sociale, raporte të brishta ndëretnike, mosbesim politik dhe padurim ndaj atyre që janë të ndryshëm. Në kushte të këtilla, tashmë 25 vite, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut është kritikues konstruktiv i shtetit që alarmon për padrejtësisë sociale, lëshimet juridike, keqpërdorimet politike dhe devijime tjera shoqërore. Ju në mënyrë aktive luftoni kundër paragjykimeve, kundër stereotipeve, kundër diskriminimit, korrupsionit, urrejtjes dhe kundër dhunës në shoqërinë tonë.

Përmes mekanizmave tuaj si ndihmës juridike falas, drejtësinë e tyre mund ta gjenin familje të personave me aftësi ndryshe, nëna kryefamiljare, viktima të dhunës në familje dhe qytetarë me rrezik social. Shtëpia juaj e sigurt u ndihmon pjesëtarëve të komunitetit LGBT të cilët janë viktima të dhunës. Me zërin tuaj, vizitat nëpër burgjet e vendit, raportet për gjendjen me të drejtat e njeriut, lufta kundër diskriminimit, mbrojtjen e refugjatëve dhe kërkuesit e azilit, që është vetëm një pjesë e punës tuaj, ju i bëtë të dukshëm qytetarët që ishin të padukshëm për institucionet, çdoherë duke u vënë në anën e më të dobëtëve.

Të drejtat e punëtorëve, mundësitë e barabartë të burrave dhe grave, barazinë gjinore, gjithëpërfshirja personave me aftësi ndryshe, të drejtat dhe mbrojtjen e komunitetit LGBT, e drejta e barabartë për mbrojtje sociale dhe shëndetësore, arsim, gjykim të drejtë, fjalori i urrejtjes dhe vepra të nxitura nga urrejtja- të gjitha këto ishin tema që ishin në margjinat e diskursit publik nëse ju nuk do të alarmoheshit dhe nëse me ngulm nuk do të kërkonit respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut për të gjithë.

Miq të dashur,

Ju më mirë se unë e dini që puna është larg përfundimit. Të drejtat dhe liritë e njeriut janë të rrezikuara çdoherë kur merren si të gatshme, sikur të jenë njëherë e përgjithmonë dhe fituara dhe të garantuara. Çdo gjeneratë patjetër duhet prej në fillim t’i vërtetojë që të mund t’i gëzoj këto të drejta. Thuajse nuk ka ditë e që nuk mësojmë për shkelje të ndonjë të drejte të njeriut dhe kufizim të ndonjë lirie të njeriut. Dhuna në familje, eksploatimi i punëtorëve, etiketimi i atyre që janë më ndryshe sipas përkatësisë etnike, religjioze, orientimi seksual apo identiteti gjinor, keqtrajtimi i të nvarurve nga substancat narkotike, fatkeqësisht, janë pjesë e përditshmërisë tonë. Ne nuk mund të lejojmë të jemi indiferent ndaj shkeljes së të drejtave të njeriut dhe të drejtën e dinjitetit njerëzor.

Të nderuar të pranishëm,

Beteja për të drejtat e njeriut duhet të vazhdojë sepse asnjë e drejtë njerëzore nuk është e drejtë e vetëm një njeriu apo një komuniteti. Lirinë që e kemi duhet ta përdorim për ta avancuar lirinë e të tjerëve. Shoqëri e vërtetë e lirë është ajo ku të drejtat e komunitetit më të vogël janë njësoj të respektuara sikur të drejtat e komunitetit më të madh.

Duhet të jemi aktiv! Lufta për të drejtat dhe liritë e njeriut nuk guxon të jetë angazhim i vetëm disa intelektualëve apo aktivistëve, por thirrje dhe obligim i çdo qytetari, i çdo njeriu.

Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë dhe për këtë nuk duhet të lejojmë të fuqishmit të kenë të drejta mbi të dobëtit. Bashkërisht të punojmë  që ta gjejmë baraspeshën mes sigurisë publike dhe lirisë individuale, universalitetit të të drejtave njeriut, pa u cenuar diversiteti.

Vazhdimisht t’i kemi prioritet dhe të sqarojmë Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, Kartën Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, Kartën Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike dhe Konventën eEvropiane për të Drejtat e Njeriut. Një shoqëri e përparuar evropiane është ajo shoqëri ku respektohet dhe promovohet pasuria e diversitetit.

Në këtë mënyrë, do të kemi progres në dy procese të lidhura mes vete: e para është pajtimi qytetar  kur të gjithë që jetojnë në këtë vend do të respektohen mes vetei dhe do të jenë të respektuar nga institucionet, jo vetëm në letër, por edhe në praktikë. Synimi i jonë kyç patjetër të jetë një shoqëri e lirë nga paragjykimet ku do të ketë vend për secilin. E dyta është integrimi evropiane. Në fondamentet e BE-së dhe të ashtuquajturës mënyra evropiane e jetës janë mbrojtja e të drejtave të njeriut, demokracia dhe sundimi i të së drejtës.

Miq të nderuar,

 Ju në Komitetin e Helsinkit plotë 25 vite  vazhdoni me luftën për të drejtat dhe liritë e njeriut, të prirur nga bindja në vlerën e dinjitetit të patjetërsuar të çdo krijese njerëzore. Në këtë rrugë unë jam me ju, pa rezervë. Uroj që deri në jubileun tjetër të ndërtojmë shoqëri evropiane dhe shtet evropian me dialog politik, drejtësi sociale, solidaritet ndaj njerëzve dhe komuniteteve të margjinave, kujdes për mjedisin  jetësor, ku rregullat vlejnë për të gjithë.

Urime dhe ju faleminderit!

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....