Fjalimi i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veruit, Stevo Pendarovski

18 Tetor 2019 | Kumtesat

Të nderuar qytetarë,

Ju drejtohem me rastin e vendimeve të fundit të Këshillit të Bashkimit Evropian në raport me caktimin e datës për fillim të negociatave për anëtarësim të shtetit tonë në Union.

Për fat të keq, përfundimet e Këshillit nuk janë në përputhje me pritjet tona të arsyeshme dhe sigurisht që nuk janë në kornizat e paralajmërimeve të mëparshme nga vetë Unioni.

Është e kuptueshme që në këto momente tek shumë veta ekziston ndenja e zhgënjimit, megjithatë, emocionet t’i lëmë mënjanë, duhet të ballafaqohemi me maturi me realitetin e ri.

Asnjë vendim politik nuk është i përjetshëm, asnjë zhvillim i ngjarjeve nuk është përfundimtar.

Disa përvoja nga vitet e pavarësisë sonë e mbështesin këtë konstatim timin.

Por, para se të marrim vendim se si do jetë mandej, është e rëndësishme pse disa vendime janë ashtu siç janë dhe jo ashtu siç kemi pritur me të drejtë që të jenë.

Domethënë, është e pakontestueshme se i plotësuam të gjitha parakushtet për fillim të bisedimeve dhe kjo ishte konstatuar në takimin e mëparshëm të Këshillit në qershor, kur pa vërejtje të tjera, është nxjerrë përfundimi se për arsye teknike lidhur me limitin kohor, pas zgjedhjeve të sapo përfunduara evropiane, vendimi do të merret në samitin në tetor.

Të gjitha informacionet që i kishim për bisedimet, para dhe gjatë samitit, është e pakontestueshme se flasin për dallime konceptuale midis shteteve anëtare kryesore në BE në lidhje me procesin e zgjerimit.

Një pjesë e këtyre vërejtjeve lidhen edhe me metodologjinë për udhëheqjes së negociatave paraaderuese.

Qëndrimi im që në fillim ishte dhe mbetet se propozimet për mbindërtimin e metodologjisë, sepse qëllim i përbashkët është që të sigurohen ndryshimet pozitive që duhet të ndodhin gjatë procesit.

Megjithatë, në prapavijë të të gjitha bisedimeve mund të dëgjoheshin mendime për ndërtim të një raporti të veçantë të Bashkimit Evropian me shtetet e rajonit tonë, të ndryshëm nga rruga nëpër të cilën kanë kaluar të gjithë kandidatët e dikurshëm për anëtarësim.

Të nderuar, ato dilema e prekin vetë thelbin e idesë evropiane, kurse, ai është se të gjitha shtetet e kontinentit, me përmbushjen e kritereve kanë të drejtë për anëtarësim të plotë në Union .

Ideja e Evropës së bashkuar është e drejtë e të gjithë evropianëve dhe këtë nuk mund t’ua marrë askush. Ne jemi shtet evropian dhe kemi të drejtë të jemi pjesë e shtëpisë së përbashkët evropiane.

Të nderuar qytetarë,

Shteti ynë ka shumë miq dhe aleatë të sinqertë në Evropë. Në këto momente kur disa prej nesh po pyesin veten, dua të them publikisht se ne në Evropë nuk kemi armiq, ekzistojnë vetëm shtete të cilat kanë interesat e veta specifike nacionale të cilat i mbrojnë, dhe këtu nuk ka asgjë të kontestueshme.

Jemi dëshmitarë se shumica dërmuese e shteteve kanë luftuar dhe luftojnë për interesat tona, siç luftojnë për interesat personale nacionale.

Mbështetja e tyre është e sinqertë dhe pa rezervë, kurse për këtë u binda gjatë vizitave të mia në Bruksel, Berlin, Vjenë dhe Lubjanë. Jam i bindur se të gjitha ato do të vazhdojnë të na mbështesin pavarësisht nga zhvillimi i ngjarjeve në të ardhmen.

Tani më e rëndësishmja është ne vetë, edhe njëherë t’i përcaktojmë pozitat tona në raport me integrimet euroatlantike të cilat nuk kanë alternativë të qëndrueshme.

Anëtarësimi në NATO do të ndodhë se shpejti, kurse anëtarësimi në BE, e dimë prej më përpara, nuk do të jetë detyrë vetëm e një qeverie, e një parlamenti apo e një presidenti.

Unë jam i bindur se nëse e duam të mirën e vendit tonë, qasja e vetme e drejtë, duke marrë parasysh rrethanat e reja, është të jemi edhe më këmbëngulës në transformimin e shoqërisë sonë.

Ne nuk duhet të jemi vetëm anëtarë formalë në Bashkim, por duhet ta përvetësojmë realisht sistemin e vlerave dhe zbatimin e tyre  në jetën e përditshme të qytetarëve.

Reformat në shumë fusha, e sidomos në funksionimin e shtetit ligjor, duhet të vazhdojnë dhe të intensifikohen pa asnjë kalkulim.

Ballafaqimi me krimin e organizuar dhe korrupsionin e lartë nuk janë vetëm kusht për integrimet, ato janë shumë më shumë, domosdoshmëri për mbijetesën e një rendi të qëndrueshëm ligjor.

Standardet evropiane duhet të bëhen standarde vendase. Nëse njerëzit tanë nuk shohin kushte evropiane të jetesës, dhe vetëm anëtarësim formal në Union, akujt nuk i duhet.

Pavarësisht nga konkluzionet e Këshillit të BE-së, marrëveshjet që arritëm me fqinjët tanë Bullgarinë dhe Greqinë duhet të vazhdojmë t’i zbatojmë, ashtu siç kemi rënë dakord, me qasshmëri korrekte nga të gjitha anët, sepse ata janë themel i marrëdhënieve të mira fqinjësore, por edhe të bashkëpunimit dhe qëndrueshmërisë rajonale.

Gjithashtu,  reformat e brendshme për integrimin e plotë dhe barazinë të të gjithë komuniteteve etnike duhet të vazhdojnë, sepse janë parakusht për kohezionin e brendshëm dhe qëndrueshmërinë e shtetit.

Të nderuar qytetarë,

Në këto momente, më së paku na duhet,që pakënaqësinë tonë ta drejtojmë drejt disa vendeve të caktuara të Unionit dhe pa nevojë të harxhojmë energjinë në krijimin e tensioneve politike.

Prandaj pikërisht për këtë në emër të ardhmërisë së vendit tonë ftova liderët e partive më të mëdha politike, për moment t’i lenë anash interesat e tyre legjitime partiake dhe të gjithë së bashku ta reformojmë vendin tonë për të ardhmen e vendit.

Për këtë qëllim ftova në një takim liderësh, partitë më të mëdha parlamentare politike si nga pushtetit ashtu edhe nga opozita. Jam i bindur se pa dallim të dallimeve politike për shumë çështje, pikërisht tani është koha të dëshmojmë unitet për orientimin tonë strategjik.

Dua të informojë opinionin e gjerë se nga të gjithë të ftuarit mora përgjigje pozitive dhe takimi është caktuar të dielën, më 20 tetor.

Të nderuar qytetarë,

Tani nuk është koha e zhgënjimit, për apati dhe kalkulime për të fituar pika të parëndësishme të politikës ditore. Tani është koha për tu bashkuar sërish , rreth asaj që është më e rëndësishme në Republikën e Maqedonisë së Veriut- ardhmërisë sonë dhe ardhmërisë së gjeneratave tona që vijnë. Fuqishëm besoj se nëse bashkërisht punojmë – do t’ia dalim!

Ju faleminderit!

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....