Intervistа e Presidentit Pendarovski me gazetën franceze Le Monde

14 Nëntor 2019 | Intervistat

Gjat vizitës në Paris dhe pjesëmarrjes në Forumin paqësor të Parisit, presidenti Stevo Pendarovski  kishte bisedë me Le Mond për çështjet aktuale për integrimin evropian të Maqedonisë së  Veriut.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, në Paris nga Makroni pret një gjest për hyrjen në BE

Pak më  pak se një muaj kur Emanuel Makron vuri veto për fillimin e negociatave mes BE-së   dhe vendit të tij, Stevo Penadorvski thotë se është i gatshëm për “ndryshime të mirëfillta”.

Akoma i plotësuar me shpresë se Bashkimi Evropian (BE) megjithatë do t’ia zgjat dorën vendit të tij të vogël, i bindur se ka argumente të fuqishme, Stevo Pendarovski la anash zhgënjimin dhe pranoi “nderin” që ia bëri Franca nëpërmjet ftesës së dërguar. Sot, më 11 nëntor diçka më pak se një muaj kur Emanual Makron shkaktoi hutinë me vendosjen e vetos për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut (  edhe me Shqipërinë)  për pranim në BE, presidenti socialdemokrat në këtë vend të vogël ballkanik  duhet të takohet me shefin e shtetit francez kurse nesër edhe në takim të drejtpërdrejtë në margjinat e Forumit Paqësor.

“Në të vërtetet tek popullata ndjehet zemërimi. Ky nuk ishte vendimi i Emanuel Markonit, por edhe i Këshillit Evropian”, thotë Penadarovski në intervistën për gazetën “Le Monde”.

I përzgjedhur në maj, burrështetasi 56 vjeçar e pranon se lajmi ka shkaktuar “shok” për vendin. Që të fitojë hyrjen dhe t’i jap fund kontestit  prej njëzet e shtatë vitesh, me fqinjin grek. Shteti madje pranoi edhe ta ndryshojë emrin e të mos quhet më tutje Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë ( IRJM).

“Të gjithë u bindën se kemi negociata të privilegjuara. Ne bëmë diçka që nuk e ka bërë kush në historinë e diplomacisë moderne. Mirëpo,  edhe kjo nuk mjaftoi”, thotë  Presidenti me keqardhje.

Keqkuptim dhe hidhërim

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e quajti “gabim historik”, “Jo-në”  e përkrahur  edhe  nga Holanda dhe Danimarka. Kjo ngjalli shumë emocion sidomos për shkak se Maqedonia e Veriut, por edhe vende të tjera anëtare që numëron 2 milionë banorë, i plotësojë të gjithë kriteret e nevojshme.

Mirëpo, siç duket në vend të keqkuptimit e ngërthyer me hidhërim, tani po bëhet pragmatizmi. Pendarovski, konsideron se vendimi i presidentit francez larg kësaj paraqet ofendim për vendin e tij, kjo para se gjithash është kritikë për funksionimin e Evropës dhe për procesin për integrim të vendeve të reja anëtare që konsiderohet shumë rigoroz dhe burokratik. “Z. Makron kritikoi këtë metodologji dhe ai ka krejtësisht të drejtë”, thotë shefi i shtetit.

Franca përsërit se duhet të bëhet thellim i BE-së para se të vijë deri tek zgjerimi i saj. Në këtë kuptim, Franca angazhohet për vendosjen e parimeve reversibile me çka kandidatët do të ishin të obliguar sërish të punojnë për reformat të cilat nuk janë plotësuar. “Ne e përkrahim këtë ide”, konstaton Pendarosvki duke nënvizuar se procesi i negociatave “me të vërtetë transformoi shoqërinë”, për afrimin e standardeve të vendeve themeluese. “Ne nuk i bëjmë të gjitha këto përpjekje që t’iu pëlqejmë burokratëve  në Bruksel, por për të mirën e popullit tonë”, kujton ai. “Unë kam 56 vjet dhe gjysmën e jetës sime e kalova në një shtet autoritar, në ish Jugosllavi. Në vitin 2006 deri në vitin 2016, sërish iu nënshtruam një regjimi autoritar, në Qeverinë e Gruevskit”, vazhdon ai duke përmendur ish kryeministrin Nikolla Gruevski i cili është i dënuar në dy vite burg, për shkak të keqpërdorim të detyrës dhe i cili tani është në arrati në Hungari.

“Të dy proceset të shkojnë paralel”

“Unë nuk dua që vendi im të kalojë në të njëjtën gjë. Pikërisht për këtë ne dëshirojmë transformim të mirëfilltë, e jo ndryshim kozmetik”, thotë ai.  Nënvizon se “Historia na tregon se edhe reformat më fundamentale janë bërë gjithmonë me mbikëqyrje të Bashkimit Evropian. Para vitit 1991, ne nuk ishim demokraci. Për ne është jashtëzakonisht e rëndësishme të kemi vlerësues të jashtëm për temat e lirisë së shtypit, vlerave demokratike…”

Megjithatë “Ne nuk kërkojmë që negociatat për pranim të fillojnë urgjent” thotë ai. Megjithatë, ai pret  një gjest, në prag të zgjedhjeve të parakohshme, të shpallura në prill të vitit 2020. “Me z. Makron dëshirojë të flas për agjendë”. “Ballkani është hapësirë e lojërave gjeopolitike”, përfundon ai duke theksuar se në mungesë të perspektivës së pranimit në NATO dhe BE, fuqi të tjera do të ishin të interesuara për “plotësimin e zbrazëtirës” në rajon.

https://www.lemonde.fr/international/article/2019/11/12/a-paris-le-president-de-macedoine-du-nord-attend-un-geste-de-macron-pour-rejoindre-l-ue_6018852_3210.html

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...