Intervistë e StevoPendarovskit , Presidenti i Republikës së Maqedonisë për “AlJezeeraBalkans ”

29 Tetor 2019 | Intervistat, Kumtesat

Maja Blazhevska- Evrosimovska: Zoti President Pendarovski Ju faleminderit që flisni për “AlJezeera”, si reaguat për vendimin e Bashkimit Evropianpër mosdhënien edatëspërnegociata me Maqedoninë e Veriut? Cili ishte reagimi Juaj  i parë ?

PRMV Pendarovski: Emocionues, supozojë si edheshumica e qytetarëve tanë. Unë këtë e thashë në konferencën për shtyp pas takimit me liderët. Fatkeqësisht, për të tretën herë kemi qenë në një situatë të ngjashme në raport me aspiratat tona dhe një ditë të jemi anëtarëtëplotë tëtë gjithë organizatave ndërkombëtare. Në vitin 1992 kishim Deklaratën e njohur të Lisbonës, me të cilën Bashkimi Evropian i atëhershëm, na tha se fjala “Maqedoni” nuk guxon të jetë në përbërjen e emrit tuaj, nëse dëshironi të njiheni si shtet. Ajo ishte një goditje e tmerrshme, më kujtohet si  qytetarë të zakonshëm nuk mund ta besonim se dikush nga jashtë do të na diktojë një gjë të këtillë. Në vitin 2008 isha pjesë e delegacionit maqedonas në Samitin e NATO-s në Bukuresht kur vetëm për shkak të kundërshtimit të njërit nga vendet anëtare, Greqia, të gjithë të tjerët ishin “pro”, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u refuzuam për anëtarësim në atë moment thamë, ku tani dhe si më tej? Edhe tani, për herën e tretë, na ndodh përsëri për shkak të kundërshtimit objektiv të një vendi anëtar, edhe pse bëhet fjalë për mospasjen e vendimit të gjithë organizatës, të mos mund të vazhdojmë dhe nuk ishte e thjeshtë. Ideja ime për takimin e liderëve ishte të mbledhim të gjithë liderët relevantë politikë, t’i ballafaqojmë me të gjitha informacionet që i kemi ne, që jemi në pozitë t’i kemi, t’ua kumtojmë dhe të kërkojmë riafirmim të qëllimit tonë të mëparshëm strategjik dhe angazhimin për integrim të plotë në ato struktura, megjithatë tani ndryshimi qëndron në faktinse nuk bëhej fjalë vetëm për një refuzim të zakonshëm, dhe ne duhet vetëm të riafirmojmë, ne edhe më tej jemi për BE, sepse në margjinat e debatit në Bruksel dhe Luksemburg, në margjinat e Samiteve jokryesorëve, megjithatë nga politikanë relevantë evropianë u përmendën edhe modele alternative të integrimit dhe këtu qëndron problemi.

Maja Blazhevska- Evrosimovska: Kjo ishte ajo që më së shumti shqetësoi opinion e gjerë pas atij Samiti në Bashkimin Evropian. Pra, debatet rreth asaj se tani ekziston ndonjë opsion tjetër, ndonjë alternativë tjetër përveç procesit të aderimit në BashkiminEvropian. Pra, u përmend ndonjë formulim si partneritet dhe politikë  midisfqinjëve. Cili është qëndrimi Juaj, ekziston ndonjë alternativë e anëtarësimit të këtij vendi në Bashkimin Evropian?

PRMV Pendarovski:Alternativë më të mirë nuk ka. Alternativa ka sa të doni, opsione sa të doni, megjithatë, më e qëndrueshme, më efikase për ne në këtë lokacion gjeografik të Ballkanit, me një strukturë heterogjene të popullatës nuk ekziston. Këtë e tregojnë të gjitha analizat reale dhe objektive. Për çfarë bëhej fjalë? Në margjinat e këtij debati u përmend se ne jemi pjesë e një farë fqinjësie. Fqinjë të Bashkimit Evropian janë për shembull shtetet  e Azisë Qendrore ose të Afrikës Veriore, ai  brez shtetesh. Ne nuk jemi fqinjë, ne jemi edhe nga struktura edhe gjeografikisht, por jo dhe institucionalisht pjesë e Evropës. A do të jemi anëtare edhe kur do të jemi varet nga plotësimi i kritereve. Megjithatë, ne nuk jemi fqinjë. I gjithë Ballkani Perëndimor nuk është i trajtuar si fqinj i BE-së, por si pjesë e BE-së, përkatësisht si pjesë e cila një ditë do të jetë pjesë e Evropës institucionale ose përmendeshin fraza të inkorporojmë partneritete speciale. Ky sërish nuk është anëtarësim. Ne nuk mund të mashtrohemi me partneritete të veçanta ose për shembull, një shprehje të cilën supozojë qytetarët tanë nuk e kanë dëgjuar përveç ekspertëve të cilët merren me Bashkimin Evropian, ka një kategori të asociimit me BE-në, jo anëtarësim, e cila quhet zona ekonomike. Ekziston me vite të tëra.  Kjo nënkupton të jeni vetëm pjesë edhe atë pjesërisht për shkak të vlerave, nuk na duhet vetëm për shkak të tregut. Unë vazhdimisht kur u bëjë krahasime njerëzve të cilët akoma janë skeptikë në këtë kontekst, u them se arsyet pse Britania e Madhe e braktis Bashkimin, dëshiron ta braktisëBashkimin,janë krejtësisht të tjera, nga shkaqet për të cilat ne duam të jemi brenda Bashkimit. Ne na duhen parime me të cilat rregullohet me suksese një shoqëri, t’i miratojmë si tonat, që të prosperojmë.  Me këto forma alternative të miratimit ne nuk mund të prosperojmë.

Maja Blazhevska- Evrosimovska: Çfarë po ndodh me Bashkimin Evropian, për shkak të asaj që i dëgjojmë këto mendime dhe dilema për një bashkëpunim tjetër të mundshëm me Ballkanin Perëndimor, pra nuk është vetëm çështja e Maqedonisë së Veriut.

PRMV Pendarovski: Realisht, përveç Francës dhe përveç një nga dy  vendet e tjera, askush nuk përmend, e jo më në kuptimin formal, bashkimi në një formë tjetër ose asociimit të Bashkimit Evropian, nuk përmenden. Ne, tani përpiqemi “t’i fryjmë kosit”, sepse jemi djegur nga shumë gjëra të tjera në të kaluarën. Kini kujdes, përveç kësaj, në Ballkanin Perëndimor gjërat janë shumë larg përfundimit. I ashtuquajturi paqësimi i rajonit nuk ka përfunduar, Kosova akoma nuk është zgjidhur. Nuk e dimë kur do të zgjidhet. Fuqitë e mëdhapërgatiten të hyjnë në një fazë tjetër më dinamike, për zgjidhjen e këtij problemi, megjithatë zgjidhja e këtij problemi e dimë sa e vështirë është, sa ngarkesë është për të dyja palët e përfshira dhe ndoshta  mbi tavolinë do të sjellë opsione  të cilat nuk do të jenë të mira për ardhmërinë e rajonit. Qëndrimi ynë në raport me këtë çështje është se ju nuk guxoni të mbyllni një problem në rajon, e të hapni dy-triprobleme të tjera në po të njëjtin rajon. Çfarë kemi bërë në këtë rast? Mirë është që Bashkimi Evropian të jetë pak me orientim më strategjik  drejt Ballkanit Perëndimor dhe mos përmend partneritetet alternative në kohën kur të gjithë çështjet e mëdha të hapura në rajon nuk janë mbyllur, dhe kur nga mbyllja eventuale e këtyre çështjeve të mëdha të vihet në pikëpyetje edhe ardhmja e të gjithë rajonit, i cili është turbulent, fatkeqësisht, me shekuj por edhe me shekuj.

Maja Blazhevska-Evrosimovska: Zoti President, nga Presidenti francez kishim mundësinë të dëgjojmë  për një metodologji të re, për përfshirjen e kandidatëve të rinjpëranëtarësim në Bashkimin Evropian. Si shtet cili është qëndriminë raport me këtë metodologji të re, e cila do të nënkuptonte kthimin  në disa fusha ku nuk kemi rezultate të mundshme?

PRMV Pendarovski: Në takimin e liderëve  e konfirmuam edhe këtë. E shpalosa në emrin e të gjithë të pranishmëve, ne nuk kemi asnjë problem, asnjë me cilëndo qoftë metodologji për negociata, përfshirë edhe atë që ju e quani me fjalë të tjera, kurse ata e quajnë reversibilitet të procesit. Mund t’i hapni dhe t’i mbyllni të gjithë kapitujt, nëse ndërkohë zmbrapseni në cilindo qoftë nga ato 35kapituj, ata do t’u kthejnë në fillim të procesit. Ne nuk kemi pse të frikësohemi nëse na kthejnë pas. Ka shtete të Bashkimit Evropian të cilat mbrapsen në disa fusha dhe ata nuk mund t’i përzësh nga Bashkimidhe një pjesë e tyre iu cenohen sanksione nga brenda me humbjen e votës ose disa fondeve, e jo më të atyre që tashmë duhet të bëhen anëtare.Ne nuk kemi problem me reversibilitetin dhe metodologjinë e avancuar. Ne bëjmë çmos që të jetë kështu. Edhe në interesin tonë është, nuk është në interes të burokratëve evropian, në interes të popullit tonë  e jo të kthehemi mbas. Nëse kemi mbyllur lirinë e mediave për shembull, kurse ndërkohë shkojmë mbrapa me trendet, do të kthehemi mbas në fillimin e atij kapitulli, pra nuk kemi problem me këtë, madje them hajde, edhe për ne është më mirë të mos jetë vetëm aprovim formal i kapitullit dhe të lëvdohemi. Kjo është  vetëm një statistikë, 15 të hapura, 12 të mbyllura. Nuk na duhet, ne nuk na duhet kjo.

Maja Blazhevska- Evrosimovska:  Pra na duhen reforma esenciale përbrenda…

PRMV Pendarovski:Po, esenciale, jo përfundimin e punës burokratike, ta them kështu. Ne na duhet transformim jetësor, i mirëfilltë i shoqërisë në të gjithë segmentet kryesore, administratë, gjyqësi, institucionet politike, kultura politike, partitë politike, mediat, kjo është e rëndësishme.

Maja Blazhevska- Evrosimovska: “Jo-ja” evropiane reflektoi me vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Çfarë  mund të ndryshojnë në shtet këto zgjedhje në rrethana të këtilla?

PRMV Pendarovski: Varësisht sesi do të jenë rezultatet zgjedhore. Çfarë mund të ndryshojnë në politikën konkrete ditore, në kuptimin politikë. Në raport me atë që unë kam kompetenca,  lidhur me atë çështje për të cilën ftova liderët, të diskutojmë këtu, dhe për të cilët u pajtuam me konsensus absolut nuk do të ndryshojnë asgjë. Kushdo që do t’i fitojë zgjedhjet, kushdo qëtë jetë nesër në pushtet dhe të jetë nesër në opozitë, fituam bindjen se të gjithë liderët obligohen, kjonuk është se ma thanëmua në katër sy, të gjithë ata do të vazhdojnë të punojnë në integrimin tonë, drejt  institucioneve euroatlantike. Kjo nuk ka dilemë. Në raport me politikat konkrete, kush çfarë mund të bëjëpasi ka qenë në pushtet dhe sidomos me supozimin nëse opozita e tashme vjennë pushtet, kjo varet nga programet politike që ata do t’i paraqesin para qytetarëve, dhe për të cilat do të presin përkrahjen. Në një demokraci kur të fitoni përkrahje, nëse fitoni përkrahjen e qytetarëve, ju jeni legjitim dhe pastaj juve mbetet t’upërmbaheni premtimeve zgjedhore. Nuk kam dilema në këtë kuptim se drejtimi strategjik i shtetit do të ruhet pa dallim ngarezultatetzgjedhore. Dhe nëse më pyesni mua a duhej të kishim zgjedhje në këtë periudhë, kuptohet, kjo është puna e liderëve politikë. Unë jam në fillim të mandatit tim dhe nuk mund të flas për zgjedhje parlamentare, megjithatë ndoshta logjika e cila dominonte në takim është korrekte, ajo thotë se kjo është kthesë e madhe për shtetin. Askush nuk priste,realisht, njëepilog të këtillë nga Samiti Evropian. Ndoshta ne të gjithë duhet të kërkojmë një mandat të ri nga qytetarët dhe të ripyesim e të shohim a kemi qenë të mirë,mesatarë, të këqijnë sytë e tyre, dhe nga ky aspekt eventualisht të ndodhë ndonjë ndryshim politik. Nëse deri më tani kemi punuar mirë, flasë për koalicionin qeveritar  në të cilin deri në mars, prill praktikisht isha pjesë, në  kuptimin politik, atëherë kuptohet, do të fitojnë edhe katër vite të tjera.

Maja Blazhevska- Evrosimovska: Zoti President, nëse vjen deri në ndryshimin e pushtetit, a do të bashkëpunoni me autoritetet e reja?

PRMV Pendarovski: Unë nuk do të doja të lëvdohem në këtë pjesë, megjithatë supozojë se opinioni i gjerë maqedonas, ju dhe të gjithë të tjerët e dëgjuat këtë të  dhënë, që mendoj se reflekton mirë, jo vetëm për mua si personalitet, por edhe për pjekurinë e demokracisë së Maqedonisë. Takimi i liderëve i cili ishte para dy ditësh është i pari në historinë e vendit tonë, fatkeqësisht i pari, thuajse pas 30 vitesh si shtet i pavarur, ku të gjithë liderët politikë  erdhën të debatojnë pa ua thënë nga ndonjë ambasadë në Shkup, për ta bërë këtë. I ftova unë, erdhën, nuk thanë na jepni kohë të mendojmë, e kuptuan momentin politik, e kuptuan nga konteksti historik dhe në të vërtetë dëshmuan kapacitet shtetformues. Erdhën, diskutuan, ky ishte një debat i shkëlqyer dhe në fund u pajtuam për këto konkluzione që i kumtuam, të rëndësishme për të ardhmen e shtetit dhe të popullit. Duke u nisur nga këtu kjo është shenjë e mirë për sloganin tim zgjedhur, nuk do të mbetet vetëm slogan zgjedhor dhe dua të jem presidenti i të gjithëve, pra njësojë sikurse në 5-6 muajt në funksion, kështu edhe prej tani, viteve të ardhshme do të dua të jem njësojë i afërt dhe njësojë larg si nga pushteti ashtu edhe nga opozita. Janë  krejtësisht të parëndësishme se cilët janë emrat e tyre formal.

Gazetar: Përmendët se vendimet e Bashkimit Evropian për mosdhënien edatëspër fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut, do tëkenë ndonjë ndikim mbi zgjidhjen e kontesteve bilaterale, konkretisht përmendët marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, çfarë mendoni se në këtë kontekst për çështjet më fragjile si do të ndikonte ky vendim kur janë në pyetje konteste bilaterale të Ballkanit?

PRMV Pendarovski: E dini objektivisht, çdo analizë do të tregojë se viteve të kaluara, mos them ndërmjet 30-50 vitesh çështja e Kosovës ose çështjet komplekse kosovare ose edhe statusi i ardhshëm i Kosovës në kuptimin juridik ndërkombëtar ose potencialin më të madhe të kontribuojë ose të pengojë në zhvillimin e ardhshëm të rajonit, në ish Jugosllavinë ashtu ishte. Ne duhet të jemi të interesuar dhe jo të shqetësuar me definicion, megjithatë të interesuar për atë që ndodh dhe çfarë do të ndodhë mes atij dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës, sepse jemi fqinjë me të dy shtetet. Ne jemi fqinjë të drejtpërdrejtë me kufi të madh, me komunitet të madh shqiptar i cilijeton tek ne në Maqedoninë e Veriut,  me të cilën kemi traditë të madhe, traditë të gjatë të bashkëjetesës edhe me serbët dhe me shqiptarët, në ish shtetin, shumë lidhje nga ato kohëra mbetën familjare, biznesi, të cilat të çfarëdolloji qofshin, dhe konsideroj se cilado zgjidhje që do të miratohet me këtë kompleks çështjesh do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë edhe tek ne. Prandaj është e rëndësishme me kohë, të gjithëve aktorëve të drejtpërdrejtë edhe atyre që janë për rreth t’ua bëjmë me dije se këtë duhet ta marrin parasysh maksimalisht seriozisht, sepse ta përsëris, nuk e ke mbaruar punën nëse thua që atë çështje e mbyllim disi, por provokuam nëpër sistemin e problemeve me domino efekt në dy ose trilokacione në të njëjtin rajon nga ky aspekt.

Tani t’i kthehem pyetjes suaj së parë për integrimet në BE, unë në çdo takim me cilindo qoftë politikan të huaj potencojë se përveç Kosovës pjesa tjetër e rajonit nuk duhet të anashkalohet. Ku është Bosnja dhe Hercegovina që është një bosht shumëi rëndësishme mes Kroacisë,  siguria dhe prosperiteti i çdo shteti tëBallkanit Perëndimor është i gërshetuar me fqinjësinë vet. Është shumë e rëndësishme nëse një fqinj  avancohet  kjo do të jetë e mirëseardhur për të gjithë ne, nëse tek një fqinj ka turbulenca ose jostabiltet politik, ose njëri nga fqinjët nuk ka perspektivë të qartë euroatlantike problem kemi të gjithë dhe mua më duket ashtu. Por, e dini sipas asaj që thotë populli “Nëse ariu hedh valle në oborrin e komshiut, prisni se dotë vijë edhe tek ju”, pa panik, pa kërcënime, pa do skenarë katastrofal, është shumë e rëndësishme fqinjësia të jetë e qetë dhe me prosperitet dhe ju këtë do ta arrini më shpejt dhe e kundërta.

Maja Blazhevska- Evrosimovska: Zoti President,  zyrtarë të Beogradit, kishin kritika përnjërën nga deklaratat tuaja se jeni kundër ndryshimit të kufijve për zgjidhjen eventuale mes Kosovës dhe Serbisë. A mbeteni akoma në qëndrimin se kufijtë të Ballkanit nuk do të duhej të preken?

PRMV Pendarovski: Parimisht po, unë konsideroj se ndryshimi i kufijve të Ballkanit mund të sjellë vetëm probleme, jo vetëm sepse jetojmë në këtë rajon, por sepse e dimë rolin e vështirë dhe të mundimshëm të historisë të këtij rajoni, të të gjithë ne që jetojmë me shekuj të tërë me dekada , me gjenerata. Parimisht, çfarëdo kufiri ta zhvendosini në botë, ja Amerika dhe Kanada, sado që kjo t’u tingëllojë e çuditshme atje gjithashtu do të shkaktojë turbulenca ose tensione politike. Parimisht jam kundër idesë për ndryshimin e kufijve, duke përcjellë shpërndarjen etnike të popullatës, në Ballkan kjo është fushë më vete. Por, lidhur me këtë tezën time cilado qoftë zgjidhje që do të vijë Beogradi dhe Prishtina është e pranueshme për të gjithë botën por edhe për fqinjët e drejtpërdrejtë edhe për ne, me kusht që të kemi ndonjë garanci nga bashkësia ndërkombëtare se me atë do të marrëfund, se kjo nuk do të shkaktojë efekte domino. Pra, atë që do ta vendosin Beogradi dhe Prishtina, supozojë me përkrahje të fuqishme të faktorit ndërkombëtar, më të mëdhenjtë në botë, dhe se kjo duhet të vlejë vetëm ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës e mos jetë parim, që do të fillonte ndryshimi i kufijve edhe shtetet e tjera në këtë rajon.

Maja Blazhevska- Evrosimovska: ZotiPresident, një detyrë e madhe që duhej Maqedonia ta plotësojë para një viti ishte realizimi i zbatimit të Marrëveshjes së Prespës, në këtë kontekst  edhe referendumi që u mbajt këtu, vendi duhej ta ndryshonte emrin kushtetues për të vazhduar proceset e eurointegruese. Ja NATO po realizohet, mirëpo ndryshoi emri kushtetues, por morëm një JO nga Bashkimi Evropian për fillimin e negociatave, a duhet për shkak të kësaj situate në një farë mënyre qytetarëttë ndjehen të zhgënjyer?

PRMV Pendarovski: Unë jam dëshmitar se kjo ndjenjë dominon, megjithatë mos ikni kalimthi nëpërmjet gjysmës së parë të këtij ekuacioni, domethënë ne edhe pse e zgjidhëm kontestin me Greqinë, së  shpejti hymë në NATO, pra ndryshimi i emrit nuk është pa efekt. Unë pajtohem dhe ndjesia ma thotë se…

Maja Blazhevska- Evrosimovska: Por, çështja e referendumit ishte që të jeni për ndryshim për PO edhe për Bashkimin Evropian dhe për NATO-n?

PRMV Pendarovski: Pajtohem. E gjithë puna nuk ka përfunduar dhe e dini për cilat arsye jemi refuzuar deri më tani. Mirëpo, fakt është se në kuptimin historik në kuptimin strategjik në NATO dhe për një shtet ballkanik është me më shumë prioritet nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian, flas për momentit aktual politik dhe atë të sigurisë, është shumë e rëndësishme të  keni territor të sigurt, kufijtë të kenë 29 shtete të tjera anëtare, të cilët sipas klauzolës së përbashkët kolektive me Ju do të luftojnë kundër kërcënimeve, sesa të jeni vetëm. Për një shtet të vogël siç është i yni me të gjitha parametrat, është shumë e rëndësishme që së shpejti të bëhemi anëtare e Aleancës dhe pastaj si supozim i rëndësishëm më lehtë dhe më shpejt shkojmë drejt zhvillimit ekonomik, prandaj na duhet Bashkimi Evropian. Megjithatë, Marrëveshja e Prespës e mbaroi punën e madhe, punën më të madhe për anëtarësimin në NATO, nga gjithsej 29, u realizuan 24 ratifikime të Protokollit për anëtarësim, mendoj se pikërisht sot edhe Senati Amerikan do ta mbarojë këtë punë, pra bëhet fjalë vetëm për disa muaj nga tani deri në anëtarësimin e plotë dhe kjo sipas meje mos e barazojë me datën e referendumit për pavarësinë, megjithatë kjo është me rëndësi të madhe politike për ardhmërinë e shtetit, sepse përfundimisht i japim fund për të gjitha debatet a do të jetë si shtet që mund të jetë në pranverë ose vitin e ardhshëm, nëse ka turbulenca rreth a do ta transmetoni tek ne. Duke hyrë në Aleancën më të madhe politiko- ushtarake në historinë e njerëzimit, ju keni garanci sigurie se do të jeni edhe këtë dhe kjo nuk guxon të harrohet, ndërkaq ndjenja është siç e thashë do të ishte ideale nëse përfundojmë Marrëveshjen e Prespës edhe për pjesën e dytë të detyrave ndaj BE-së.

Maja Blazhevska- Evrosimovska: Pra, do të garantonte hyrjen në NATO në një farë formë stabilitet edhe në këtë shtet edhe në rajon në përgjithësi?

PRMV Pendarovski: Po, garanton tashmë shumica e kritikuesve të Aleancës, do të thonë po, por prej sulmeve të jashtme. Nuk është e saktë. Ja Ju them ne 2 deri më 3 vite, sidomos 2 deri 3 vite morëm ndihmë të drejtpërdrejtë nga Aleanca dhe si Aleancë meqë jemi në pragun e anëtarësisë, kundër lajmeve të rrejshme, kundër  kërcënimeve hibride, kundër luftërave propaganduese, ku ndër të tjerat bëhen edhe ndaj nesh. Për referendumin e vitit të kaluar ishim objekt i këtij lloji të propagandës politike, e cila i rrënonte vlerat demokratike, e cila dëshironte t’iu thotë njerëzve se nuk ja vlen të luftojmë për ato organizata, sepse ato tashmë nuk janë shpërbërë. Dhe në atë moment kishim ndihmë dhe përkrahje të rëndësishme të drejtpërdrejtë nga partnerët tanë të Aleancës.

Maja Blazhevska- Evrosimovska: Ju jeni Presidenti i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ju pengon kjo e Veriut në emrin  e shtetit?

PRMV Pendarovski: Më pengon, sikurse edhe supozoj të gjithë qytetarët maqedonas në vend dhe sot e kësaj dite nuk mund të mësohem, mirëpo me kalimin e kohës do të bëhet. Po e dini çfarë…Edhe unë jam…

Maja Blazhevska- Evrosimovska: Si e arsyetoni këtë?

PRMV Pendarovski: E arsyetoj. E dini çfarë, unë në politikë hyra para shumë vitesh, jo vetëm në këtë funksion me njohurinë se duhet të jeni të kapur ose të bashkangjitur në ambientin real në të cilin gjendeni, pra emocionet do t’i lini në shtëpi, këtu sidomos në këtë pozitë duhet të mbahet llogari për të ardhmen e shtetit, nëse nuk humbim asgjë nga kompleksi i identitetit, e nuk humbim asgjë nga ajo që garantohet me Marrëveshjen e Prespës, edhe pse edhe gjatë kësaj morëm anëtarësi në këto aleanca, të cilat garantojnë prosperitet dhe ardhmërinë e vendit, atëherë do të kuptoni se ajo është e domosdoshme. Çfarë mendoni, si ndjeheni  pas kryesimit  në vitin 95 dhe 93 kur hymë në Kombet e Bashkuara me Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, por kurrë mua e askujt nuk ia donte zemra dhe nuk e theksonte, pra thjeshtë këto janë kompromise në politikë, sakrifikoni diçka e fitoni diçka më me vlerë. Çfarë është sakrifikimi, i hoqëm tabelat nëpër institucionet, megjithatë  unë edhe Ju edhe më tej mbetemi maqedonas të cilët flasin maqedonas, kemi kodet që janë MK, MKD edhe kështu me radhë, pra në këtë pjesë nuk humbim.

Maja Blazhevska- Evrosimovska: Megjithatë kjo çështje e Veriut akoma e ndan opinionin e gjerë tani Maqedonia e Veriut, Ju edhe në fushatë, flisnit se jeni për integrim, njeri i cili dëshiron të bashkojë popullin. Si do t’i bindni njerëzit të cilët akoma nuk mund ta pranojnë emrin e ri të shtetit, si të tejkalohen ndarjet?

PRMV Pendarovski: Unë këtë e bëj dhe do ta bëj nëpërmjet nismave të vogla me kontaktet e mia me njerëzit e zakonshëm, të cilat praktikisht i kam në bazë ditore, megjithatë e dini një njeri, le të jetë edhe president nuk mund ta zvogëlojë atë hendek drastik, nëse është i vetëm në këtë rrugë, dhe për këtë nuk gëzon përkrahjen nga ministritë përkatëse, nga organizatat joqeveritare, nga mediat, nëse nuk keni përkrahjen nga procesi edukativ, nga arsimtarët, mësimdhënësit, nga profesorët në të gjitha nivelet. Nëse të gjithë ne në përditshmëri bindemi se nuk humbasim asgjë nga ajo që kemi qenë deri më sot, të cilët do të jemi në jetë të jetëve, ky është proces i cili kërkon kohë, nëse veprojmë ashtu, nëse kjo do të ishte një qasshmëri sistematike në shpjegimin e kategorive më të vogla, që nga fëmijët e deri më të rriturit, që shohin që asgjë e keqe nuk ka ndodhur. Unë edhe më tej jam maqedonas, ju edhe më tej jeni maqedonase, çfarë na është marrë në këtë kontekst, çfarë na është marrë- praktikisht asgjë. Precizimi gjeografik, në cilën pjesë, në cilën pjesë të rajonit gjendemi dhe këto janë, kurse fituam mundësinë të shfrytëzojmë fonde evropiane, e dini ka shtet të cilët shfrytëzojnë 5% nga fondet evropiane, disa 95%, por kjo është a keni shumë potencial, tru dhe kapacitet t’i shfrytëzoni ato fonde. Por që keni shumë mundësi para vetes, keni. Çështja është sesi do të organizoheni brenda dhe a do t’iu jepni shansin me të vërtetë më të aftëve dhe njerëzve më kreativ të cilët i keni. Ne jemi pak në Republikën e Maqedonisë së Veriut, por me një politikë të zgjuar, nëse sforcojmë njerëzit më të mençur në mesin tonë, ata mundet shumë shpejt të na bëjnë pjesë e botës, nga cilado qoftë kandidate paraprake për asociimin e këtyre organizatave.

Maja Blazhevska- Evrosimovska: Kur shpërtheu afera “reket” ishit më i zëshmi, të gjithë të përfshirët në këtë rast, madje dhe politikanët të paraqitenpara institucioneve kompetente të japin dëshmi, njëkohësisht edhe koalicioni i cili ju përkrahu që të bëheni president, akuzonte për një miliardë euro të dala nga shteti, megjithatë deri më tani  nuk shohim asnjë zgjidhje  gjyqësore, si të bëhet më e dukshme lufta kundër korrupsionit?

PRMV Pendarovski: E dini çfarë unë me vite të tëra merrem me çështjen e sigurisë, minimum 5-6 vitet e kaluara, ndoshta edhe më shumë isha i bindur se kërcënimi më i madh i sigurisë për ardhmërinë e vendit është korrupsioni i lartë. Pra, korrupsioni që e shkaktojnë funksionarët në pushtet dhe funksionarët më të lartë, nëse ata nuk japin shembullin e kundërt për sjellje korruptive, çfarë mund të prisni nga qytetari i zakonshëm, përveç se të kopjojë. Do të thonë se presidenti ka mundur të vjedhë, nëse kryeministri ka mundur të vjedhë, nëse ministri ka mundur të vjedhë, kjo nuk sanksionohet do të shkosh dy herë në gjykatë e pastaj do të shkosh në gjykatë do ta blesh një gjykatës dhe prokuror, pse mos ta bëjë edhe unë këtë. Unë mendojë se në pjesën e ngritjes së vetëdijes, megjithatë edhe të kapaciteteve të institucioneve të cilët duhet të luftojnë me këtë të keqe.

Maja Blazhevska- Evrosimovska: A nevojitet këtu më së shumti Bashkimi Evropian dhe ato reforma që të reformojmë gjyqësinë?

PRMV Pendarovski:Na nevojitet. Shtetet më me prosperitet në botë edhe në kuadër të BE-së dhe në botë, për shembull vendet skandinave kanë nivelin më të ulët të korrupsionit, që shkon njëra me tjetrën, koalicioni përveç që krijon gjëra  jo të mira, dëmton edhe buxhetin, që do të thotë njerëzit për anashkalimin e rregullave të bëni biznes ose të avancoheni në karrierë, madje kishim edhe ashtu shembuj dhe të keni zgjedhje t’i korruptoni votuesit, t’ju votojnë, kjo nuk është e lejueshme. Ju nuk keni legjitimitet nëse kështu keni fituar mandatin nga dita e parë e mandatit tuaj nuk keni legjitimitet dhe i keni blerë votat, këtë e kishim e dini, madje kishim edhe procese gjyqësore të cilët zvarritet me vite, lidhur me vjedhjen masive të zgjedhjeve, kjo nuk guxon të ndodh. Unë mendoj se kjo dot të jetë detyra më e vështirë, me të cilët do të punojmë më seriozisht dhe në mënyrë më sistematike, do të fillojmë të negociojmë me Bashkimin Evropian.

Maja Blazhevska- Evrosimovska: ZotiPendarovski,  para se të vini në këtë pozitë, ishit koordinator për NATO-n, Ju jeni profesor universitar, ajo që mund të dëgjohej në opinionin e gjerë për Ju ishin dilemat, Tuajat personale dhe të familjes Suaj, a duhej të zhvendoseni nga apartamenti juaj familjar në rezidencën këtu në Vodno, a u zhvendosët?

PRMV Pendarovski: Po, para një jave, u vendosa këtu përfundimisht.

Maja Blazhevska- Evrosimovska: Pse a mund të na shpjegoni?

PRMV Pendarovski: Një kohë të gjatë jam menduar për arsye sigurie, sepse vlerësimet ishin përato protokolle të sigurisë të cilët ishin ligjore. Sepse unë jetoja në ndërtesë në të cilën ka20 apartamente ka banorë që jetojnë në atë hyrje, në atë ndërtesë të kalojë protokoll i veçantë sigurimi edhe kjo ishte e pakëndshme për ta. Kryesisht përkëto arsye erdhëm të jetojmë këtu me familjen.

Maja Blazhevska- Evrosimovska: Pra, kundër vullnetit Tuaj?

PRMV Pendarovski: Po, më pyesin sepse jam banor i ri këtu, dhe fqinjët përballë më pyesin a u përshtata, si ndjehem tani me shtëpinë e re. Unë vazhdimisht u them, unë jam nga gjenerata më e vjetër e ish Jugosllavisë, kishte një bandë  roku “Film”, e kisha favorit,  ka një varg në një këngë që thotë : “Vetëm një vend në botë mund të quhet shtëpi”, kështu që emocionet dhe kujtimet i kam në një vend tjetër e jo këtu.

Maja Blazhevska- Evrosimovska: Ju faleminderit,që folët për “AlJazeera”

PRMV Pendarovski: Ju faleminderit!

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...