Mbledhja e Këshillit të Sigurisë

23 Dhjetor 2019 | Kumtesat

Në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt mbledhja e rregullt e Këshillit të Sigurisë.

Në pjesën e parë të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, u shqyrtuan çështjet vijuese në interes të sigurisë së shtetit.

Presidenti Pendarovski në deklaratën e dhënë pas mbarimit të mbledhjes deklaroi që pika e parë e rendit të ditës ka qenë raporti për gjendjen e ushtarëve tanë që janë me detyrë në misionet ndërkombëtare, për të cilat referuan kryeshefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe ministrja e mbrojtjes. Presidenti deklaroi që në këtë moment kemi ushtarë nëpër misionet ndërkombëtare në Bosnjë e Hercegovinë, Afganistan, Liban si dhe ushtarë të sistemuar në kufirin tonë jugor.

“Gjendja me të gjithë kontingjentet tona dhe në kufirin me Republikën e Greqisë dhe jashtë kufijve tanë është e rregullt”- deklaroi presidenti Pendarovski.

Pika e dytë e rendit të ditës ishte Raporti për proceset vijuese  të stafit profesional dhe teknik të Agjencisë Operative Teknike, për të cilën drejtori i AOT referoi deri ku kanë arritur me akomodimin e tyre, stafit profesional, trajnimin e kuadrit të nevojshëm, pajisja teknik- teknologjike, e domosdoshme për kryerjen e detyrave dhe obligimeve, sipas Ligjit.

“Mund të konstatojmë që në këtë pjesë gjërat zhvillohen me  ritmin e dëshiruar. Këtu pjesëmarrje kanë edhe ekspertët e huaj që ndihmojnë prej fillimit të etablimit të këtij sistemi apo institucioni të ri dhe mund të them që vlerësimet e tyre janë pozitive dhe se AOT për një vit e gjysmë, nga themelimi, është në nivel të detyrës. Vështirësi më të mëdha në punën e saj nuk janë vërejtur”, tha presidenti Pendarovski.

Pjesa e dytë e mbledhje iu përkushtua problemit me ndotjen e ajrit, dhe pjesëmarrësit përshëndetën nismën e Presidentit për ngritjen e temës në nivel kaq të lartë, ndërsa që të gjithë u pajtuan që kjo temë nuk duhet të politizohet dhe të shfrytëzohet për përplasje ditore politike.

Presidenti Pendarovski në konferencën e shtypit tha se për këtë temë është diskutuar më shumë se 2 orë ndërsa dialogun e vlerësoi si konstruktiv. Problemet në pjesën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, nënvizoi Presidenti, duhet të zgjidhen më mirë dhe në mënyrë sistematike dhe askush nuk mund t’i zgjidh brenda një mandati.

“Idenë kryesore që ishte gjatë mbledhjes, e realizuan përkatësisht ngritja e vetëdijes publike, sepse asnjëherë deri më tani në historinë e vendit tonë, në nivel kaq të lartë politik nuk është diskutuar për këtë problem, që po bëhet edhe më akut, jo vetëm tek dhe në rajon, por gjithkund në botë. Është e pakontestueshme që edhe në këtë nivel duhet të japim impuls shtesë në opinion, që kjo çështje të mos trajtohet“ad-hok”, por sistematikisht, përkatësisht më sistematike se deri më tani. Mendoj, që ky ishte tema kryesore që të gjithë pjesëmarrësit në debatin e sotëm e mbështetën, shpesh bisedohet për këtë, në nivel më të lartë politike dhe njerëzit që janë në sektorin joqeveritar të kërkojnë llogari nga njerëzit që paguhen të punojnë në këtë fushë”, deklaroi presidenti Pendarovski.

Presidenti Pendarovski përkujtoi që edhe në fjalimin e tij vjetor është angazhuar për rritjen e buxhetit të shtetit për mbrojtjen e mjedisit njerëzor, i cili, siç përmendi, patjetër në vitet e ardhshëm të jetë sa më e shpejtë dhe sa më afër mesatares së vendeve- anëtare të BE-së.

Sipas presidentit edhe kapitulli 27, lidhur me mbrojtjen e mjedisit njerëzor, konsiderohet si një nga më të vështirat dhe më të shtrenjtat për negociata, dhe në këtë pjesë patjetër duhet mirë të përgatitemi.

“Ja, në seancë nga disa pjesëmarrës dëgjuam që kapitulli 27, sipas vlerësimit të negociuesve nga Mali i Zi, vend i cili ka avancuar në këto bisedime, vlerësojnë që për një dekadë do t’u kushtojë 1,5 miliardë euro. Nëse bazohemi në këto parametra, që tani mund të themi një shifër, si vlerësim i përgjithshëm, se neve kapitulli 27 do të na kushtojë mbi 5 miliardë euro. Do të thotë, bëhet fjalë për segment shumë të rëndësishëm nga jeta e njerëzve”, tha presidenti Pendarovski, pas mbarimit të seancës së dytë të Këshillit të sigurimit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....