Mbledhja e Këshillit të Sigurisë

23 Dhjetor 2019 | Kumtesat

Në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot u mbajt mbledhja e rregullt e Këshillit të Sigurisë.

Në pjesën e parë të mbledhjes shqyrtohen  çështjet vijuese me interes për sigurinë e shtetit. Përveç anëtarëve të Këshillit të Sigurisë, në pjesën e parë mori pjesë Viktor Dimovski, drejtor i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Erolld Musliu, drejtor i Agjencisë së Kundërzbulimit, Zoran Anegllovski, drejtor i Agjencisë Teknike Operative dhe gjenerali nënkolonel Vasko Gjuçinovski, shefi Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në pjesën e dytë të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, e cila në fokus do të ketë problemin me ndotjen e ajrit, përveç anëtarëve të Këshillit, do të marrin pjesë edhe përfaqësues të shoqatave dhe nismave qytetare, të cilat në periudhën e kaluar kishin takim me presidentin Pendarovski, në raport me mbrojtjen e mjedisit jetësor nga deponitë e djegura dhe zjarreve në ambiente të hapura. Në pjesën e dytë të mbledhjes do të marrin pjesë edhe Naser Nuredini, ministër i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Jani Makraduli, zëvendësministër i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor dhe Fejzulla Spahija, drejtor i Inspektoratit të Mjedisit Jetësor.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....