Presidenti Pendarovski e përshëndet marrëveshjen e arritur për zgjedhjet e parakohshme parlamentare

15 Qershor 2020 | Kumtesat

Presidenti Pendarovski e përshëndeti marrëveshjen e arritur midis liderëve të partive politike, që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen më 15 korrik të këtij viti.

Njëkohësisht, Presidenti Pendarovski pret që zgjedhjet të jenë të ndershme dhe demokratike, siç i përshtatet edhe një vendi anëtar të NATO-s dhe një vendi i cili po fillon negociatat me Bashkimin Evropian.

Konsensusi i arritur mbi datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, sipas Presidentit Pendarovski, është edhe një tregues se në çdo vend të pjekur demokratik është i domosdoshëm dialogu politik nëpërmjet të cilit merren vendime të harmonizuara dhe vendime që janë vetëm në interes të qytetarëve të vendit tonë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...