Pjesëmarrja e presidentit Pendarovski në debatin me temë “Rini e sigurt, e ardhme më e sigurt”

11 Dhjetor 2019 | Kumtesat, Takimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, StevoPendarovski, sot në Universitetin FON mori pjesë në debatin me temë “Rini e sigurt, e ardhme më e sigurt”, i cili u mbajt në suazat e karvanit të NATO-s në Qendrën Informative për Integrime Euroatlantike”.

Në fjalimin e tij para studentëve, presidenti Pendarovski theksoi që në 70 vjetorin e ekzistimit të NATO-s, Aleanca vazhdimisht ndryshon, dhe sot përveç kërcënimeve tradicionale, në agjendë janë edhe kërcënimet sajber, ekstremizmi fetar, propaganda politike dhe lajmet e rreme. Presidenti theksoi që NATO është fakto i stabilitetit dhe folur për dobitë e anëtarësimit tonë në Aleancë.

“Të gjitha komunitetet etnike tek ne e mbështesin anëtarësimin në NATO. Madje edhe sondazhet më të reja që i pashë e që e matin mbështetjen për anëtarësimin tonë, është diku mbi 70%. Nëse i zbërtheni me komunitete etnike, tregojnë që një shumicë e madhe nga të gjithë, me plotë kuptimin e fjalë, nga të gjitha komunitet etnike, të regjistruar apo të paregjistruar në Kushtetutë, e mbështesin anëtarësimin në NATO. Kjo në përkthim do të thotë që NATO është faktor i stabilitetit brenda tek ne, që do të thotë se e forcon kohezionin e brendshëm. Kjo nuk ishte rast me disa vende të fundit anëtare të NATO-s, ku pjesë të rëndësishme të popullatës nuk duan vendi i tyre të jetë anëtare në këtë Aleancë. Apo disa shtet që tek tani presin të bëhen anëtarë siç janë Ukraina apo Gjeorgjia, ku pjesë të rëndësishme nga popullata nuk duan shteti i tyre të bëhen anëtare, që do të thotë se është faktor i përçarjes në këto shtete”, tha presidenti Pendarovski.

Çështje e rëndësishme kur flitet për NATO-n, është se sa mjete duhet të ndahen në nivel vjetor, theksoi Presidenti, duke i cilësuar si spekulim pohimet se kjo do ta rrezikoj buxhetin tonë. Në momentin kur Maqedonia e Veriut do të hyjë në NATO, në nivel vjetor do të ndajmë rreth 2 deri 2,5 milionë euro. Si kthim, theksoi Presidenti, marrim më shumë, sidomos para syve të investitorëve të huaj potencial pasi Maqedonia e Veriut do të jetë shteti me të ardhmen të parashikueshme dhe me territor që do ta garantojnë vendet tjera anëtare të NATO-s.

Presidenti në fjalimin e tij përmendi edhe Brexitin, si temë që e preokupon kontinentin tonë dhe më gjerë vitet e fundit.

“Janë disa politikanë në vende tjera anëtare të BE-së, që komplotojnë Brexit ose dalje nga BE për shtetet e tyre. Këto ende nuk janë lëvizje dominuese politike në ato shtete e as nuk kanë mbështetje dominuese nga qytetarët. Mirëpo, mund të dëgjoni se dikush mendon të dalë nga Bashkimi Evropian, por asnjë politikan relevant nuk mendon ta nxjerr vendin e tij nga NATO. Do të thotë, Brexit është i pamundur në NATO”, tha Presidenti në fjalimin e tij.

Ambasadorja e Britanisë së Madhe, Rejçell Gallovej, e cila ishte pjesë e debatit, tha se NATO është lidhja më e suksesshme në histori dhe se me padurim presin Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e Aleancës.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....