Ish presidentët

1. KIRO GLIGOROV (1991 – 1999)

Presidenti i parë i Maqedonisë së pavarur Kiro Gligorov ishte një politikan që kishte ndikim dhe respekt në skenën politike para dhe pas pavarësisë. I lindur në Shtip në vitin 1917, Gligorov diplomoi në Fakultetin e Drejtësisë në Beograd. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Presidenti Gligorov mori pjesë në luftën kundër forcave fashiste dhe ishte sekretari i komitetit të iniciativës për formimin e ASNOM. Ai ishte në funksionet më të rëndësishme politike dhe ekonomike në RSFJ dhe në Aleancën e Komunistëve të Jugosllavisë. Pas pavarësisë së Maqedonisë, Gligorov u zgjodh Presidenti i parë i vendit në janar të vitit 1991. Këtë funksion e ka kryer në dy mandate, deri në nëntor 1999. Pas pensionimit nga jeta politike aktive, Presidenti Gligorov ishte aktiv përmes Fondacionit që mbante emrin e tij. Ai gjithashtu ishte autor i disa librave, ndër të cilët “Maqedonia është gjithçka që kemi”. Kiro Gligorov vdiq në Shkup më 1 janar 2012, në moshën 94-vjeçare.

2. BORIS TRAJKOVSKI (1999 – 2004)

Presidenti i dytë i Republikës së Maqedonisë së pavarur Boris Trajkovski lindi në fshatin Monospitovë të Strumicës, më 25 qershor 1956. Ai diplomoi në Fakultetin Juridik në Shkup në vitin 1980. Trajkovski ishte aktivist kryesor në Programin për bashkëpunim ndërkombëtarë rë partisë VMRO-DPMNE dhe kryetar i Lëvizjes Pan-Europiane të Republikës së Maqedonisë. Në vitin 1998, ai u emërua zëvendësministër i Punëve të Jashtme. Në dhjetor 1999 ai u zgjodh Presidenti i dytë i Maqedonisë së pavarur. Presidenti Boris Trajkovski vdiq tragjikisht së bashku me tetë bashkëpunëtorët e tij në një aksident që ndodhi më 26 shkurt 2004 në Bosnje dhe Herzegovinë. Boris Trajkovski ishte i martuar me Vilma Trajkovska, me të cilën ka dy fëmijë.

Fondacioni Ndërkombëtar Boris Trajkovski:
www.boristrajkovski.org

3. BRANKO CRVENKOVSKI (2004 – 2009)

Presidenti Branko Crvenkovski lindi më 12 tetor 1962 në Sarajevë. Në karrierën e tij politike, ai ishte në funksionet më të rëndësishme në vend, si Presidenti i Shtetit, Kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe kryetar i Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë, ku në të njëjtin pozit në parti ka qenë edhe pas largimit nga posti i Presidentit. Cërvenkovski u zgjodh kryetar i Qeverisë së parë partiake të Maqedonisë në shtator 1992. Mandatin e dytë si Kryeministër e fitoi në zgjedhjet e vitit 1994. Pas disfatës së zgjedhjeve në vitin 1998, ai udhëhoqi opozitën maqedonase për t’u rizgjedhur si kryeministër pas suksesit zgjedhor në vitin 2002. Pas vdekjes tragjike të presidentit Trajkovski, Branko Crvenkovski kandidoi për president të shtetit në zgjedhjet e vitit 2004. Presidenti Crvenkovski është një elektro inxhinier i diplomuar. Ai është i martuar me Jasna Crvenkovska, me të cilën ka dy fëmijë.

4. GJORGE IVANOV (2009 – 2019)

Presidenti Gjorge Ivanov lindi në Valandovë më 2 maj 1960. Ai mbaroi arsimin fillor dhe të mesëm në qytetin e tij të lindjes Valandovë. Ka diplomuar në Universitetin “Kirili dhe Metodi” në Shkup. Ka magjistruar në shkencat politike në vitin 1994 dhe në vitin 1998 doktoroi në Fakultetin Juridik në Shkup. Në vitin 1995 filloi karrierën e tij akademike në Fakultetin Juridik, ku në vitin 2002 u zgjodh profesor inordinar dhe në vitin 2008 si profesor me kohë të plotë. Në vitin 2009 u zgjodh President i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në vitin 2014, për herë të dytë, ai u zgjodh President.