Presidenti Pendarovski: Armata është në kondicion të shkëlqyer

27 Dhjetor 2019 | Kumtesat, Takimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot në Shtëpinë e Armatës në Shkup u informua për gatishmërinë luftarake të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Shefi i Shtatmadhërisë, gjeneral- nënkolonel, Vasko Gjurçinovski e njoftoi presidentin Pendarovski për gjendjen e Armatës në vitin 2019, duke i theksuar aktivitetet më të rëndësishme në procesin e transformimit dhe nivelit të arritur të zbatimit të procedurave dhe obligimeve lidhur me anëtarësimin në NATO. Presidenti u informua edhe me realizimin e planeve dhe detyrave gjatë vitit 2019.

Presidenti Pendarovski duke u falënderuar për referimin, theksoi kontributin e misioneve dhe trajnimeve ndërkombëtare, si provë për gatishmërinë e Armatës për kontributin në sistemin kolektiv të sigurisë dhe anëtarësisë në Aleancën e NATO-s. Presidenti theksoi angazhimet e tij për avancimin e standardit jetësor dhe profesional të pjesëtarëve të Armatës. Në këtë kontekst, shprehi mbështetjen për reformat në Armatë dhe rritjen e buxhetit për 2% të PBV-së deri në vitin 2024.

“Mund të them që jam i kënaqur nga ajo që e dëgjova dhe nga ajo që e din nga informimi  vijues, jo vetëm nga ky takim informues. Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut është në kondicion të shkëlqyer, nëse krahasohet me atë çfarë ndodhte me këtë institucion para jo më shumë se dy, tre apo pesë viteve. Dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me rritjen enorme të buxhetit ushtarak, më duhet të them që për më shumë dy herë është rritur buxheti për vitin e ardhshëm, nëse e krahasojmë me vitin 2017. Do të thotë, buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 160 milionë euro, që është rekord absolut kur bëhet fjalë për ndarjen e mjeteve për buxhetin ushtarak nga pavarësia jonë, nga 90-at e deri më sot. Dhe them, më shumë se dyfish krahasuar me vitin 2017 dhe dy herë e gjysmë më shumë se vitet e kaluar. Do të thotë, nuk është vetëm kjo, por është një udhëheqësi në përgjithësi në shtet në këto resorë që ka paradigmë krejt tjetër strategjike”, tha presidenti Pendarovski.

Presidenti Pendarovski kujtoi që në Samitin e Londrës, Maqedonia e Veriut është trajtuar si anëtare e plotë e NATO-s, që është meritë jo vetëm e ndarjes së më shumë mjeteve, por edhe të një filozofie tjetër politike.

“Mendoj që mund të jemi të kënaqur me atë që mbështetja politike e këtij kursi duhet të vazhdoj dhe të  mos mbetet në këltë nivel, por edhe të rritet, sepse nuk do t’i përfundojmë të gjitha çështjet me anëtarësinë në NATO. Kemi një varg obligimesh që vijnë si anëtare e plotë e NATO-s”, tha presidenti Pendarovski.

Takimi informues i gatishmërisë luftarake është obligim vjetor planifikuese i Kryeshefit të Shtatmadhërisë ndaj Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komandantit Suprem të Armatës, për gjendjen e gatishmërisë ushtarake të Armatës.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...