Presidenti Pendarovski e priti Kryetarin e Shoqatës së Gjyqtarëve, Xhemali Saiti

20 Qershor 2019 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot e priti Xhemali Saiti, Kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve dhe gjyqtar në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në takimi u diskutua për sfidat me të cilat përballen gjyqtarët në ushtrimin e detyrave të tyre të përgjegjshme, me qëllim forcimin dhe garantimin e pavarësisë, autonomin dhe objektivitetin e gjyqësorit. Në këtë kontekst, Kryetari i Shoqatës Saiti e informoi Presidentin Pendarovski për aktivitetet e tyre deri më tani, në drejtim të inkuraimit të zhvillimit të gjyqësorit, përmes avancimit të ligjeve mbi organizimin e përgjithshëm dhe punën e gjykatave.

Presidenti Pendarovski theksoi se parakushti kryesor për përparimin e çdo shteti është pikërisht sundimi i ligjit, respektivisht, gjyqësor jo- selekiv dhe i pavarur, që në mënyrë profesionale, të drejtë dhe të paanësisht do t’ij zbatojë ligjet.

Këto, theksoi Presidenti, janë përfitime nga të cilat, drejtpërdrejt ose tërthorazi, janë të prekur të gjithë qytetarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Praktika e qëndrueshme e sundimit të ligjit është me interes jetësor për qytetarët tanë, tha Presidenti Pendarovski, duke nënvizuar se kjo është një nga kërkesat kyçe të Bashkimit Evropian, në pritje të datës për fillimin e negociatave të pranimit të vendit tonë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....