Presidenti Pendarovski mbajti fjalimin në tryezën e rrumbullakët “Rruga drejt BE-së dhe NATO-s: Perspektivat dhe sfidat”, në organizimin e Këshillit të Ambasadorëve

28 Janar 2020 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot foli në tryezën e rrumbullakët me titull “Rruga drejt BE-së dhe NATO-s: Perspektivat dhe sfidat”, nën organizimin e Këshillit të ambasadorëve.

 

Presidenti Pendarovski në fjalimin e tij nëpërmjet ambasadorëve të BE-së shprehi mirënjohje për vendet- anëtare të BE-së që zgjerimi mbeti në agjendën e Unionit dhe shprehi pritshmëritë që Maqedonia e Veriut do t’i fillojë negociatat për anëtarësim  gjatë kryesimit të Kroacisë dhe se metodologjia e re për zhvillimin e bisedimeve do të miratohet në takimin e Këshillit Evropian në mars të këtij viti.

 

Presidenti theksoi që efektet nga vendimi për fillimin e negociatave do të kenë ndikim pozitiv ndaj proceseve politike, agjendës së reformave, rezultatet që duhet të bëhen si dhe në përgjithësi, ndaj optimizmit në shoqëri. Por, për vendin tonë e rëndësishme është  se kur do të merret ky vendim.

 

Presidenti shprehi pritshmërinë  se procedura në Spanjë për ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, pritet të përfundoj deri në fillim të zgjedhjeve në vendin tonë.

 

Presidenti porositi që është e domosdoshme Republika e Maqedonisë së Veriut të organizojë zgjedhje korrekte, të lira dhe demokratike.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...