Presidenti Pendarovski mbajti fjalim në simpoziumin “Arsimi si faktor për paqe dhe zhvillim të qëndrueshëm” në Universitetin FON

24 Janar 2020 | Fjalimet, Kumtesat

Të nderuar anëtarë të komunitetit akademik,

Mysafirë të çmuar,

Zonja dhe zotërinj,

Kam nderin e veçantë t’ju drejtohem në fillim të simpoziumit “Arsimi si faktor për paqe dhe zhvillim të qëndrueshëm” që e organizon Universiteti FON me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Arsimit.

Vitin e kaluar pas shpalljes së Kombeve të Bashkuara, ishte shënimi i parë i 24 janarit si Dita e arsimit. Këtë vit, kur tashmë tradita është vendosur, temë qendrore për Ditën e arsimit është “Mësimi për njerëzimin, planetin, përparimin dhe paqen”. Pa dyshim, temë që frymëzon dhe që është aktuale dhe e rëndësishme për zhvillimet dhe tendencat momentale globale.

Gjithsesi, kjo ditë për mua ka edhe domethënie personale, duke pasur parasysh që një pjesë të madhe të karrierës time profesionale e kam kaluar si profesor universitar dhe mundem nga ky pozicion prej së afërmi të flas për domethënien, rëndësinë dhe rolin e arsimit. Zhvillimi dhe përparimi i përgjithshëm i civilizimit njerëzor bazohet në arsim dhe shkencë dhe në nevojën e etjen për dituri. Niveli i zhvillimit t; njerëzimit që tani e njohim është ei papërfytyrueshëm pa institucionet arsimore, por edhe tërë ajo që si njohuri fitohet në mënyrë joformale përmes modaliteteve të ndryshme.

Siç është qartë e përcaktuar me titullin e simpoziumit dhe në përgjithësi me përcaktimin tematik të shënimit të sivjetmë të Ditës ndërkombëtare të arsimit, një nga rolet që i ka arsimi dhe ndaj të cilës në mënyrë thelbësore kontribuon janë gjithsesi paqja dhe zhvillimi. Kuptohet, këto gjëra nuk shkojnë njëra pa tjetrën. Më lejoni t’i parafrazoj fjalët e Eduard Everet- Arsimi është mbrojtja më e mirë e lirë nga cilado armatë.

Të nderuar miq,

E drejta e arsimit është e drejta elementare e njeriut. Për fat të keq, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, rreth 265 milionë fëmijë dhe të moshuar nuk kanë qasje apo nuk e kanë kompletuar arsimin e tyre elementar. Kjo do të thotë edhe rritje e madhe e analfabetizmit, varfërisë dhe pabarazisë gjinore. Në nivelin global, duhet të punohet më shumë që të mundësohet qasje e papenguar për arsim në çdo pjesë të rruzullit tokësor. Krizat me refugjatët dhe emigrantët në mënyrë shtesë përkeqësojnë situatën dhe kërkojnë udhëheqje përgjegjëse për menaxhim me këtë problem. Sot kur nëpër botë mbahen aktivitete të ndryshme me qëllim të ngritjes së vetëdijes për domethënien e qasjes dhe cilësisë së arsimit, apeloj secili prej nesh sipas mundësive dhe kompetencave, ta marrë përgjegjësinë dhe të puno për përmirësimin e arsimit, fillimisht në komunitetin e tij dhe në vendin e tij.

Të nderuar,
Para fillimit të Simpoziumit, u promovua Bordi i Besimit i Universitetit FON i përbërë nga autoritete të zgjedhura, emra të shquar të shkencës, profesorë të mrekullueshëm, të cilët pas vetes kanë lënë thesar të vlefshëm në shkencë dhe arsim, por edhe në zhvillimet shoqërore. Për mua jo vetem si president, por edhe si person që i takon komunitetit akademik, përbërja e këtillë e Këshillit paraqet udhërrëfyes nëpër të cilin duhet të ecë arsimi i lartë. Më gëzon fakti që pikërisht një pjesë e madhe e anëtarëve të këtij Këshilli sot janë me ne dhe do të mbajnë fjalim në këtë simpozium.

Ju dëshiroj Simpozium të suksesshëm, sukses në punën e tyre Bordit të Besimit, pranë Universitetit FON dhe kuptohet shpresë që arsimi do të jetë prioriteti i përditshëm i të gjitha agjendave politik e jo vetëm e Ditës Ndërkombëtare të Arsimit.

Ju faleminderit!

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....