Presidenti Pendarovski më rastin e Ditës Botërore të Personave me Aftësi Ndryshe: Do të jem zëri juaj atje ku duhet dhe gjithandej ku do të mundem

2 Dhjetor 2019 | Kumtesat, Takimet

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi Ndryshe, presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut së Veriut Stevo Pendarovski sot vizitoi dhe shoqërohej me nxënësit e Shkollës Shtetërore për Rehabilitimin e fëmijëve dhe të rinjve me shikim të dëmtuar “Dimitar Vllahov”.

Duke theksuar se aftësia e kufizuar në vend të bazës për dallimet duhet të jetë bazë për ngjashmëritë ndërmjet njerëzve, presidenti Pendarovski tha se sot duhet të flasim për barrierat që ekzistojnë në shoqëri, e jo për pengesat tek njerëzit.

“Do të përmend qasshmërinë e karrocave të invaliditetit, rrugicat për personat me shikim të dëmtuar, literatura me Alfabetin e Brajit, përkthimet për shurdhmemecët.

E vërtetë se ka progres dhe është e saktë se shumë institucione dhe organizata i heqin këto barriera, por si shtet na mbetet ende shumë punë për të bërë”, theksoi presidenti Pendarovski dhe plotësoi se problem më serioz është prania s paragjykimeve dhe steriotipeve të vjetra.

“Çdo përpjekje për diskriminimin e personave me aftësi të kufizuar është shkelja e dinjitetit që ka njeriu qysh më lindjen e tij. Kjo ditë ndërkombëtare është rikujtim për obligimin tonë njerëzor për tu kujdesur për të drejtat dhe liritë tuaja në marrjen e vendimeve për jetët tuaja”, nënvizoi presidenti Pendarovski.

Në suazat e ditës së sotme “Përmes lojës deri në miqësi”, në shënimin e 3 dhjetorit, Ditës Botërore të Personave me Aftësi Ndryshe, Shkolla Shtetërore për Rehabilitimin e Fëmijëve dhe të Rinjve me Shikim të Dëmtuar “Dimitar Vllahov”, ishte nikoqire e garës së shahut. Në të morën pjesë 15 nxënës me shikim të dëmtuar dhe pjesëmarrës nga shkollat e Komunës së Kisella Vodës si dhe shkolla private “NOVA”. Pjesë e garës së shahut ishte edhe presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

“Jo rastësisht, ditën e sotme do ta shënojmë me një lojë shahu. E dini se shahu është më shumë se një lojë e rëndomtë. Është aftësi për marrjen e vendimeve të vërteta dhe bërjen e lëvizjeve të vërteta për të zgjidhur çështje komplekse. E ngjashme duhet të jetë edhe politika- të merren vendime të zgjuara për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve. Mesazhin që sot duam ta japim është se të gjithë ju duhet të keni mundësi që në mënyrë aktive të përfshiheni në marrjen e vendimeve dhe krijimin e politikave, sidomos ato që kanë të bëjnë me ju. Vetëm në këtë mënyrë, do të arrijmë në mënyrë përkatëse t’i arrijmë qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm 2030”, deklaroi presidenti Pendarovski.
Drejtori i Shkollës Shtetërore për Rehabilitimin e Fëmijëve dhe të Rinjve me Shikim të Dëmtuar “Dimitar Vllahov”, Goranço Jakimov në ngjarjen e sotme theksoi që shkolla është e përkushtuar të punojë sipas dëshirës së nxënësve, ta zhvillojë procesin edukativo- arsimor dhe t’i ndjek rrjedhat bashkëkohore inkluzive shoqërore, që garantojnë mundësi të barabartë për të gjithë.

Në suazat e vizitës në shkollën “Dimitar Vllahov”, presidenti Pendarovski ka vizituar edhe objektin e ri të shkollës së mesme ndërsa është njoftuar edhe me mënyrën e funksionimit të objektit në tërësi.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....