Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski mbrëmë ndau Çmimin e madh vjetor të Arkitekturës,  për vitin 2019, për Shkollën Fillore “Kiro Gligorov” nga Besian Mehmeti, Stefan Atanasoski, Nikolla Kungullovski dhe Armend Hebipi. Çmimin e madh vjetor e ndan Asociacioni i Arkitektëve të Maqedonisë, kurse presidenti Pendarovski është mbështetës i manifestimit.

Presidenti Pendarovski në fjalimin e tij theksoi që çdo vepër arkitektonike, ndër të tjerash, është rezultat i një varg kompromisesh, pa marrë parasysh a janë buxhetore, hapësinore apo kohore. “Por, jam i bindur që kompromisi më i madh që duhet të mësohemi ta bëjmë është, kompromisi në favor të mjedisit të shëndetshëm jetësor dhe hapësirës humane”.

Nëse duam ndërtimet e gjeneratës sonë ta kalojnë testin e kohës, ato patjetër në vete ta instalojnë solidaritetin ndaj njerëzve dhe qëndrueshmërinë ndaj natyrës”, tha presidenti Pendarovski. Ai në fjalim përkujtoi një përvojë shumë negative kur politikanët ishin arkitektë ndërsa arkitektët vetëm realizues të paramendimeve të tyre dhe u apeloi arkitektëve- “Dua t’ju apeloj  edhe tani edhe në të ardhmen, asnjëherë të mos bëni kompromis me integritetin tuaj personal dhe profesional që në vend të rregullave dhe etikës suaj profesionale, ta ndiqni diktatin e politikës”, porositi presidenti Pendarovski.

Në vazhdim është fjalimi integral i presidentit.

Të nderuar anëtarë të Asociacionit të Arkitektëve të Maqedonisë,

Jam i nderuar që mbështetës ndarjen e Çmimit të madh vjetor të  Arkitekturës. Sipas meje edhe komisioni që e bën përzgjedhjen, por sidomos  Asociacioni i Arkitektëve të Maqedonisë ka një mision shumë të rëndësishëm dhe kjo është jo vetëm që ta vlerësoni mundin e kolegëve tuaj, por përmes këtij akti dhe  shumë akteve tjerave, në fakt, të ofroni vizion për zhvillimin e arkitekturës në Maqedoni. Më lejoni, me ndihmën e një episodi të shkurtër historik lidhur me profesionin tuaj, të cilën e lexova këto ditë, të shpjegoj çfarë dua të them.

Para rreth 150 viteve, një grup investitorësh në Bradford kishin vendosur të ndërtojnë një godinë të re të Bursës. Por, kishin hasur në një problem të zakontë, secili prej tyre kishte shije  dhe prefrenca të stileve të ndryshme arkitektonike të së kaluarës. Kërkuan ndihmë ekspertësh nga kritiku i njohur britanik i artit, Xhon Raskin nga i cili kishin pritur që t’u tregojë se cili stil i vjetër arkitektonik është më i përshtatshëm për godinën e re të Bursës. Raskin, i cili besonte që arkitektura e mirë është shprehje e nënqiellit dhe karakterit të popullit, u kishte dhënë tri këshilla.

E para, edhe përkundër tezës së famshme se për shijet nuk diskutohet, Raski pohonte që shija është shprehje e vlerave ndërsa për to nuk mundet as që të diskutohet. Ndërtimet që i formësojmë, më tutje ato do të na formësojnë pamjet, shprehitë dhe jetët tona. E dyta, arkitektura në vend që simbolikisht t’i konfirmojë, duhet t’i shmang dallimet sociale dhe dallimet tjera, me atë që do të jetë e arritshme për secilin. E treta, Raskin thotë në vend të frymës anakronike, çdo ndërtim i ri duhet të jetë në frymën e kohës kur ndërtohet, nëse jo edhe para asaj.

Të nderuar,

Nëse duam të kemi hapësirë cilësore të jetës në Shkup dhe në përgjithësi në çdo qytet dhe vendbanim të Maqedonisë së Veriut, duhet të fillojmë me pyetjen? Cila është fryma e kohës sonë?

Pas tërmetit të madh, Shkupi u ndërtua me stil modern dhe në frymën e solidaritetit. Solidariteti si parim, i rrënon barrierat dhe e bën ndërtimin të jetë i kapshëm për më shumë njerëz, përfshirë edhe personat me handikap fizik.

Nëse i ndjekim konceptet e ndryshme që në mënyrë dominuese do të ndikojnë ndaj arkitekturës në dekadat e ardhshme, të interpretuara sipas autoriteteve të profesionit tuaj, do të shohim që të gjithë ato kanë një thelb të përbashkët, dhe kjo është qëndrueshmëria, e kuptuar si efikasitet energjetik dhe përgjegjësi ekologjike e ndërtimeve.

Është e qartë që çdo vepër arkitektonike, mes tjerash, është rezultat i një varg kompromisesh, pa marrë parasysh a janë buxhetore, hapësinore apo kohore. “Por, jam i bindur që kompromisi më i madh që duhet të mësohemi ta bëjmë është kompromisi në favor të mjedisit të shëndetshëm jetësor dhe hapësirës njerëzore. Por, ka kompromise që nuk duhet t’i bëni. Dua tu apeloj që edhe tani edhe në të ardhmen, asnjëherë mos bëni kompromis me integritetin tuaj personal dhe profesional, ku në vend të rregullave dhe etikës suaj profesionale,të ndiqni diktatin e politikës. Në këtë drejtim, përkujtoi një përvojë shumë negative kur politikanët ishin arkitektë ndërsa arkitektët vetëm realizues të paramendimeve të tyre, duhet të jetë mësim i mjaftueshëm.

Me këtë mendim, në fund më lejoni ta shpall fituesin e Çmimit të madh të Arkitekturës. Vepra më e suksesshme arkitektonike e realizuar në vitin 2019 është Shkolla Fillore “KiroGligorov” nga Besian Mehmeti, Stefan Atanasoski, Nikolla Kungullovski dhe Armend Hebipi.

Ju faleminderit!

Сподели: