Në takimin, të dy bashkëbiseduesit diskutuan për marrëdhënietbilaterale mesRepublikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë,duke shprehur kënaqësinë e miqësisë së fortë, dhe trendin pozitivtë vazhdueshëm, si në marrëdhëniet politike, ashtu edhe në marrëdhëniet ekonomike midis dy Shteteve.
Presidenti Pendarovski theksoi se nxitja e partneritetit strategjik me Turqinë është me rëndësi të jashtëzakonshme për Maqedoninë e Veriut, duke shprehur shpresën për përmirësime të mëtejshme dhe forcimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.
Presidenti Pendarovski theksoj se Maqedonia e Veriut lartë e e vlerëson dhe respekton ndihmën e vazhdueshme nga Turqia në rrugën tonë euroatlantike.
“Anëtarësimi jonë në Aleancën e Atlantikut Verior pozitivisht do të ndikojë në bashkëpunimin e mëtejshëm rajonal dhe do të kontribuojënë paqen e përhershme dhe stabilitetin në Ballkan,angazhimet që bashkërisht i ndajnë Maqedonia e Veriut dhe Turqia”, tha Presidenti Pendarovski në takimin.
AmbasadorjaErkal Kara në presidentit Pendarovski i ka përcjellë urimet nga presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, me rastin e marrjes së funksionit dhe i ka uruar sukses në punë, duke shtuar se Republika e Turqisë do të vazhdojë të jetë mbështetës i Republikës së Maqedonisë së Veriut.