Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot me rastin e15 Tetorit – Ditës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, priti nxënësit e Shkollës “Dimitar Vllahov” nga Shkupi.

Gjatë vizitës në Kabinetin e Presidentit, “Villa Vodno”, nxënësit patën mundësinë të takohen dhe drejtpërdrejtë të bisedojnë me presidentin Pendarovski, t’ia shprehin interesat e tyre  për zhvillimin personal në kuadër të procesit arsimor, si dhe dëshirat dhe idetë e tyre për përcaktimet profesionale, por edhe sfidat dhe pengesat  me të cilat  ballafaqohen  në përditshmëri.

Mysafirët informuan Presidentin se shkolla e tyre  paraqet model të suksesshëm të gjithpërfshirjes, sepse në të gjithë nxënësit bashkërisht, shoqërohen dhe argëtohen. U lëvduan se janë shahistë të shkëlqyer, ndërkaq para Presidentit treguan se janë edhe muzikantë të talentuar. Mozaikët e njohur në Kabinet i shikuan në formën e tyre me prekje siç thonë, me shpirt dhe me zemër.

Presidenti Pendarovski theksoi se të gjithë të rinjtë në  vendin tonë kanë përkrahjen e  tij pa rezervë në realizimin e të drejtave të tyre, qëllimeve konstruktive, përpjekjeve dhe nismave, që drejtpërdrejtë ndikojnë në cilësinë e përgjithshme të jetës së qytetarëve të shtetit.

Institucionet kompetente dhe organizatat qytetare, theksoi Presidenti, duhet të punojnë në mënyrë sistematike në ngritjen e vetëdijes shoqërore për ndërprerjen e të gjitha llojeve të diskriminimit ndaj personave të verbër. Avancimi i të drejtave të tyre, theksoi Presidenti,  duhet të jetë prioritet ynë i përbashkët, kurse angazhimi nuk guxon të  jetë vetëm me aktivitete një herë në vit, kur shënohen këto ditë, por në përditshmëri, në të gjitha  nivelet dhe të gjitha sferat e jetës shoqërore.

Mysafirët u takuan me disa nga të punësuarit e Kabinetit ku u njoftuan me mënyrën e funksionimit të institucionit. Kjo është vizita e parë e fëmijëve nga Shkolla “Dimitar Vllahov”, e cila ekziston nga viti 1954 dhe është e vetmja me karakter të këtillë, e cila siguron përfshirje sociale dhe arsimim më të mirë për fëmijët me shikim të dëmtuar.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Сподели: