Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti Viktoria Biling, drejtoreshën për Evropën në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar në Britaninë e Madhe dhe Irlandës së Veriut.
Dy bashkëfolësit biseduan mbi zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale midis dy vendeve, mbi sfidat rajonale, bashkëpunimin në Aleancën e NATO-s, si dhe mbi perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut.
Në këtë takim u riafirmua partneriteti dhe miqësia shumëvjeçare midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa Presidenti Pendarovski e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme britanike dhe bashkëpunimin e suksesshëm në shumë fusha.
Në këtë drejtim, Presidenti theksoi se procesi i integrimit evropian të vendit edhe mandej është fuqia kryesore lëvizshme për transformimin e shoqërisë, që do të ndikojë pozitivisht mbi stabilitetin dhe zhvillimin e të gjithë rajonit.