Takim i presidentit Pendarovski me Komisarin për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerimin e BE-së, Varheji

15 Janar 2020 | Kumtesat, Takimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot pranoi komisarin për politikë fqinjësore dhe bisedime për zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varheji.

Duke i dëshiruar mirëseardhje, presidenti Pendarovski ia uroi Varhejit emërimin për komisar për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerimin e BE-së dhe i uroj sukses në punën e tij dhe shprehi pritshmëri se ai do t’i japë mbështetje të fuqishme perspektivës për zgjerimin e Unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Të dy bashkëbiseduesit këmbyen mendime dhe informacione për gjendjet aktuale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe për aspiratat e vendit për anëtarësi në BE.

Presidenti Pendarovski theksoi që integrimi evropian dhe euro- atlantik mbetet qëllimi strategjik i shtetit tonë. Në pritje të finalizimit të anëtarësimit në NATO, deklaroi presidenti Pendarovski në takim, fokusi i shtetit është drejtuar kah perspektiva për fillimin e negociatave  për anëtarësim në BE.

Maqedonia e Veriut, thekoi presidenti Pendarovski, mbetet e përkushtuar në agjendën evropiane, duke pasur parasysh faktin që për anëtarësim në BE ka konsensus nacional mes faktorëve politik dhe mbështetje e lartë nga qytetarët. Presidenti shprehi shpresë që deri në muajin mars të këtij viti do të përkufizohet metodologjia e re për zhvillimin bisedimeve mes vendeve- anëtare të BE-së.

Në kontekst të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, presidenti Pendarovski ftoi për përgjegjësi nga të gjitha faktorët politik dhe theksoi që ato duhet të jenë korrekte, të lira dhe të kalojnë në atmosferë demokratike, duke pasur parasysh aspiratat tona për vendin e ardhshëm anëtar të BE-së.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....