Takim i presidentit Pendarovski me nxënësit, fitues të medaljes në Olimpiadën në Doha

17 Janar 2020 | Kumtesat, Takimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot priti nxënësit që fituan pesë medalje në Olimpiadën ndërkombëtare për juniorë në shkencat natyrore që u mbajt në Doha të Katarit, nga 3 deri 12 dhjetori i vitit të kaluar.

Në konkurrencë të 409 nxënësve nga 70 shtete, në Olimpiadën e Shkencave Natyrore, ekipi i Maqedonisë fitoi dy medalje të argjendtë dhe tri të bronzit, që paraqet suksesin më të madh në gara të këtij lloji. Majkëll Georgievski nga gjimnazi “Dobri Daskallov” nga Kavadari dhe Nikolla Spirovski, nxënës i klasës së nëntë në shkollën fillore “Johan Hajnrih Pestalloci” nga Shkupi, fituan medalje të argjendtë. Medalje të bronzit fituan Emilija Nikollovska, nxënëse e klasës së nëntë në Sh.F “Grigor Përliçev” nga Ohri, Matej Gelev, nxënës i klasës së nëntë në shkollën fillore “Bllazhe Koneski” nga Velesi dhe Stefan Dërmaç, nxënës i vitit të parë në gjimnazin “Rade Jovçevski Korçagin” nga Shkupi. Në Olimpiadë mori pjesë edhe Teona Kirovska, nxënëse e vitit të parë në shkollën e mesme “Koço Racin nga Shën Nikolla.

“Çdo shembull pozitiv duhet të përmendet dhe shteti patjetër t’i njoh dhe plotësisht t’i mbështes nxënësi dhe të rinjtë e talentuar. Me të vërtetë është mahnitëse të fitohen pesë medalje në nivel të lartë ndërkombëtarë. Ky sukses më gëzon sidomos për atë se deri më tani shumë rrallë djem dhe vajza nga vendi jonë, kanë marrë pjesë në gara ndërkombëtare”, deklaroi presidenti Pendarovski në takim.

Në këtë drejtim, presidenti Pendarovski theksoi që në suazat e kompetencave të tij në vazhdimësi do të ofroj mbështetjen për zhvillimin e potencialit dhe talentit të të gjithë individëve në vend.

Në takim, nxënësit sqaruan procesin e përzgjedhjes së nxënësve që kanë të drejtë të marrin pjesë në këtë garë. Përkatësisht, siç thanë ata, kanë kaluar disa trajnime përgatitore me mentorë, profesorë nga Fakulteti Matematikonatyror në Shkup. Sfida e radhës, siç thanë nxënësit, është Olimpiada në Frankfurt të Gjermanisë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....