Takim me kryetaren e Qeverisë serbe, Ana Bërnabiq

22 Nëntor 2019 | Kumtesat, Takimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në kuadër të vizitës zyrtare të Republikës së Serbisë, sot në Beograd realizoi takim me kryetaren e Qeverisë, Ana Bërnabiq.

Në takim u shkëmbyen mendime për të gjitha marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, ashtu si edhe gjendjet në rajon.

Presidenti Pendarovski e riafirmoi interesin për intensifikim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale të Maqedonisë së Veriut me Serbinë, si dy vende fqinje dhe mike, që i lidh traditë e gjatë historik dhe kulturor, e e ndajnë edhe vizionin e së ardhmes së përbashkët në Bashkimin Evropian.

Në raport me nismën e re për lëvizje të ardhme të lirë mallrave dhe shërbimeve, por edhe të forcës punuese, ashtu si edhe pranim të ndërsjellë të kaulifikimeve profesionale, Presidenti theksoi se qëllimi themelor e kësaj nisme duhet të jetë zmadhimi i bashkëpunimit rajonal dhe integrimt të mëtejmë të shteteve në Bashkimin Evropian përmes zbatimit të rregullave dhe standardeve evropiane në nivel rajonal, duke shprehur shpresë që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do t’i bashkëngjiten kësaj nisme.

Presidenti Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme politike dhe ekonomike, e duke pasur parasysh qëllimin e shpërndarë për integrim evropian ka hapësirë për shkëmbim përvojash për procesin parakyçës për anëtarësimin në BE. Kontaktet në nivel të lartë ndërmjet përfaqësuesve zyrtarë të të dyja shteteve janë dëshmi për marrëdhëniet e mira dhe zhvillimin stabil dhe pozitiv të bashkëpunimit të të dyja shteteve.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...