Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot në Zyrën e presidentit- “MladiHab” realizoi takim me shitësit e revistës së vetme rrugore për zhvillim të qëndrueshëm “Lice v lice” (Ballë më ballë), me një pjesë të koordinatorëve të tyre si dhe me përfaqësues të Asociacionit për Hulumtim, Komunikim dhe Zhvillim “Pablik”, si botues i revistës.

Gjatë bisedës, shitësit e revistës rrugore, presidentit Pendarovski i sqaruan se angazhimi i tyre në revistën “Lice v lice” u ka ndihmuar që të bëjnë hapa konkret për përmirësimin e gjendjes së tyre jetësore. Gjithashtu, ata theksuan që përmes shitjes së kësaj reviste dhe procesit të integrimit të punës, ndërtojnë vlera që për ta kanë qenë të panjohura deri atëherë.

Shitësi Hasan Ametovski, i cili është një nga shitësit më me përvojë dhe është rekrutuar përmes “Kryqit të Kuq” të Qytetit të Shkupit, thotë që çdoherë e ka vlerësuar punën e njerëzve që punojnë dhe fitojnë.

“Njohja dhe përhapja e lidhjeve me njerëz shumë human përmes kësaj pune për mua do të thotë edhe përmirësim personal të tipareve të nderit, sinqeritetit dhe produktivitetit. E tërë kjo ndikon në jetën time dhe rezultatet të cilat dua t’i arrijë”, thotë Hasan.

Në mesin e shitësve ishte edhe Valentin Rakip, person pa numër amë. “Çdoherë kur dikush për mua thotë që jam fëmijë “fantom”, nuk ndjehem mirë. Kjo për mua është sikur nuk ekzistoj fare”, tha Valentini në takim, duke shtuar se shteti duhet njësoj të kujdeset për të gjithë qytetarët e vet, pa marrë parasysh në çfarë rrethanash kanë lindur apo janë rritur.

Në takim, presidenti Pendarovski përshëndeti misionin e revistës “Lice v lice”, që në aspekt ekonomik dhe social t’i fuqizojë grupet e rrezikuara të qytetarëve në shoqërinë tonë, njëkohësisht duke vepruar në drejtim të ngritjes së vetëdijes publike për çështje të rëndësishme për zhvillimin e komunitetit.

Presidenti Pendarovski tha që ai dhe Kabineti i tij e mbështesin çdo nismë që në vete i bashkon palët e rrezikuara që duan të kontribuojnë në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm, gjithpërfshirjes  sociale, por edhe të veprojnë ndaj demargjinalizimit të individëve. Platforma “Lice v lice”, siç theksoi presidenti Pendarovski është e drejtuar për mbështetjen e procesit të integrimit të punës të grupet të rrezikuara sociale ndërsa shitësve të revistave të rrugës u ofron mundëson integrim social dhe ekonomik.

Njëkohësisht, presidenti Pendarovski në takim shprehi mbështetje edhe për metodologjinë “Mentorim social”, që është përgjigje personat e rrezikuar që nuk mund të qëndrojnë në vendet e punës, sepse siç theksuan nga “Pablik”, për një person që gjatë kohë ka qenë i përjashtuar apo asnjëherë nuk është dhënë rasti të jetë pjesë e tregut të punës, procesi i integrimit të punës është kompleks dhe me shumë sfida. Ky program përmes një varg veglash dhe dokumentesh, vendos protokoll operativ për aktivim, motivim dhe mbajtjen e punës në tregun e hapur të punës për personat që vështirë gjejnë punë.

Takimi me shitësit rrugor me presidentin Pendarovskiështë një nga vargu i aktiviteteve që i organizon “Ballë më ballë”, me rastin e evenimentit global- Java ndërkombëtare e shitësve të revistave në rrugë, që shënohet prej 3 deri më 9 shkurt. Qëllimi i aktiviteteve gjatë kësaj jave është të aktivizohen figurat e ndryshëm të komunitetit që kanë ndikim në gjithpërfshirjen sociale të qytetarëve nga kategoritë e rrezikuara. Në periudhën prej 3 deri më 9 shkurt, vlerësohet puna e rreth 9000 shitësve në rrugë të gazetave dhe revistave në botë. Në Maqedoni janë të regjistruar 35 shitës të rrugës në pesë qytete respektivisht Shkup, Manastir, Strugë, Negotinë dhe Kumanovë.

 

 

Сподели: