Takime gjatë pjesmarrjes në Forumin në Izrael me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit

23 Janar 2020 | Kumtesat, Takimet

 Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Liderëve, në Izrael me rastin e e Ditës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Viktimave të Holokaustit, realizoi takim me shefat e shteteve pjesëmarrëse në Forum.

Në takim presidenti i Republikës së Finlandës, Sauli Ninisto, presidenti Pendarovski ju falënderua për përkrahjen parimore të perspektiveve tona evropiane gjatë kryesimit gjashtë mujor me BE-në dhe theksoi se të dy shtet ndërtojnë marrëdhënie fqinjësore.

Presidenti Pendarosvki, me takimin me Nikos Anastasijadis, president i Republikës së Qipros, shprehu kënaqësinë e marrëdhënieve të vendosura diplomatike dhe theksoi se Maqedonia e Veriut është krejtësisht e përgatitur për zhvillim të përbashkët të marrëdhënieve miqësore me Qipron, në fushën e interesit të përbashkët, sidomos  atë të kulturës, tregtisë dhe turizmit.

Me presidenten e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, u këmbyen ide për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve dhe mundësive për avancimin e tyre, me çka u theksua nevoja për vendosjen e kornizës ligjore në të gjitha fushat me interes të përbashkët, si bazë për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit, sidomos në fushën e ekonomisë.

Presidenti Pendarovski më 22 dhe 23 janar 2020, në Jerusalem, Izrael merr pjesë në Forumin e Liderëve   me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Viktimave të Holokaustit dhe 75 vjetorin e çlirimit nga kampi nazist i vdekjes Aushvic- Birkenau.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....