Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në kuadër të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, zhvilloi takime bilaterale me përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse në samitin.

Në takimin me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, janë shkëmbyer mendime për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe midis të dyja shteteve, të cilat janë miqësore dhe shënojnë zhvillim pozitiv me dialog të vazhduar.

Të dy presidentët konstatuan se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ndanë të njëjtat qëllime në politikën së jashtme, dhe në këtë kontekst e kanë theksuar nevojën e Bashkimit Evropian t’i valorizojë përpjekjet e të dyja shteteve përmes përcaktimit të datës për fillimin e negociatave inkuadruese për anëtarësim, si parakusht të rëndësishëm për stabilitet në rajon.

Në takimin me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, është konstatuar se të se të dy vendet nxisin marrëdhënie të shkëlqyera politike dhe ndajnë të njëjtat përparësi të politikës së jashtme. Të dy presidentët kanë shfaqur gatishmëri për intensifikimin e bashkëpunimit midis të dyja vendeve, si në suaza të nismave rajonale, ashtu edhe në planin multirateral. Presidenti Pendarovski ka shprehur falënderim për ratifikimin e Protokollit për inkuadrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO nga ana e Kuvendit të Malit të Zi.

Në takimin me Kryesuesin e Presidencës së Bosnjë dhe Herzegovinës, Milorad Dodik, janë shkëmbyer mendime për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe midis Republikës së Maqedonisë së veriut dhe Bosnjë e Hercegovinës, si dhe për gjendjen në rajon. Të dy bashkëbiseduesit i kanë riafirmuar përpjekjet për thellim të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në planin politik dhe ekonomik, si dhe lidhur me integrimet evropiane.

Në takimin me Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, Presidenti Pendarovski, ka shprehur falënderim për mbështetjen e hapur konstruktive nga Sllovenia për aspiratat e Maqedonisë së Veriut në BE dhe në NATO, të konfirmuar me ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e vendit në Aleancë nga ana e Parlamentit slloven.

Presidenti Pendarovski në Sarajevë merr pjesë në Samitin e Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (PBEJL), u mbajti fjalim në sesionin plenar të samitit.

Сподели: