Takimi i presidentit Pendarosvki me përfaqësuesin e Shoqatës Qytetare Ekologjike Front 21/24

7 Shkurt 2020 | Kumtesat, Takimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, priti Iskra Stojkovskën, themeluese dhe koordinatore për ruajtjen e rajonit të Ohrit nga e Shoqata Qytetare Ekologjike Front 21/24. Në takim mori pjesë edhe përfaqësues nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në takim presidenti Pendarovski u njoftua për misionin e aktiviteteve të shoqatës në drejtim të ruajtjes të vlerave universale jashtëzakonisht të rëndësishme të rajonit të Ohrit, përkatësisht zbatimin e legjislacionit dhe avancimin e demokracisë së ekologjisë.

Presidenti Pendarovski vlerësoi që raporti ndaj mjedisit jetësor në Maqedoninë e Veriut tashmë disa dekada shënon trend negativ, duke theksuar që kjo është çështje që, në asnjë mënyrë, nuk guxon t’u lihet gjeneratave të ardhshme, por se të veprohet menjëherë, me masa vendimtare dhe konkrete. Në këtë drejtim, Presidenti i inkurajoi të dy anët të bashkëpunojnë në mënyrë intensive pasi interesi i tyre i përbashkët është mbrojtja e pasurisë kulturore të Ohrit dhe rajonit të Ohrit.

Njëkohësisht, presidenti Pendarovski riafirmoi qëndrimin e tij se të gjithë duhet të punojmë për ruajtjen e Ohrit si qytet i UNESKO-s. Kjo, siç theksoi presidenti Pendarovski, është sfidë që kërkon angazhim të vazhdueshëm, sistematik dhe pa kompromis, ku nuk guxon të ketë kurrfarë kalkulime.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....