Takimi i presidentit Pendarovski me anëtarët e KSHPK

7 Shkurt 2020 | Kumtesat, Takimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot priti anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, të kryesuar nga kryetarja e Komisionit, Biljana Ivanovska. Në takim anëtarët e Komisionit , presidentin Pendarovski e informuan për ecurinë e punës së tyre, aktivitet e Komisionit gjatë procesit zgjedhor që paraprin, si dhe për Strategjinë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktin e Interesave ( 2020-2024), e cila duhet të miratohet nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Presidenti Pendarovski, tha se Strategjia është bazë e mirë për tejkalimin e problemeve me prioritet, që gjenerojnë rrezik të lartë të korrupsionit dhe shprehu pritshmërinë që implementimit i saj të jetë transparent, përkatësisht opinioni publik të informohet vazhdimisht për masat dhe aktivitetet  e ndërmarra. Presidenti Pendarovski ftoi për miratimin e shpejt të Strategjisë në Kuvend. Duke e përshëndetur punën e deritanishme të Komisionit, presidenti Pendarosvki në takim theksoi duhet ballafaqim sistematik me korrupsionin dhe vendosjen e sistemit të vlerave demokratike, të cilat do të jenë  në përputhje me standardet dhe kriteret evropiane,  për të cilën qartë ka vullnet të shprehur politik nga të gjithë aktorët e shtetit. Sigurimi i transparencës dhe koordinim dhe bashkëpunim efikas  mes institucioneve, sipas presidentit Pendarovski do të kontribuojë në zvogëlimin e korrupsionit dhe konsolidimit të demokracisë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....