Takimi i presidentit Pendarovski me përfaqësues të Unionit të Shoqatave të Infermiereve, Teknikëve, Akushereve dhe Infermiereve në Stomatologji

12 Dhjetor 2019 | Kumtesat, Takimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot priti përfaqësuesit e Unionit të Shoqatave të Infermiereve,Teknikëve, Akushereve dhe Infermiereve në Stomatologji.

Në takim, përfaqësuesit e shoqatave të fjalë, kanë informuar Presidentit për aktivitetet e tyre por edhe për sfidat me të cilat ballafaqohen në punën e tyre. Ata potencuan se angazhohen për avancimin e pozitës së infermiereve dhe akushereve në vendin e tyre të punës, projektimin e këndvështrimit pozitiv dhe real në infermieri. Por edhe për atë se bëjnë lobimin në nivel lokal dhe nacional për të zhvilluar politikat me të cilat avancohet cilësia dhe kujdesi ndaj pacientëve dhe me të cilët do të ndërtohet rëndësia e infermiereve, akushereve dhe studentëve të infermierisë për realizimin e rezultateve në shëndetësi.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....