Takimi i presidentit Pendarovski me përfaqësuesit e shoqatave, organizatave dhe nismave qytetare

14 Nëntor 2019 | Kumtesat, Takimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot pranoi përfaqësues të shoqatave, organizatave dhe nismave qytetare, nënshkrues të “Letrës së hapur” drejtuar Presidentit më 30 tetor të vitit 2019, lidhur me mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Në takim, në të cilin mori pjesë edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Armatës së Republikës së Maqedonisë  së Veriut, gjeneral  lejtant Vasko Gjurçinovski, u këmbyen mendime dhe propozime dhe nismat nga Letra e hapur drejtuar presidentit Pendarosvki, për tejkalimin e ndotjes nga vënia flakë e deponive, zjarreve dhe zjarrit në ambient të hapur.

Presidenti Pendarovski, para përfaqësuesve të organizatave dhe nismave qytetare bëri me dije se duhet koordinim reciprok dhe përfshirje të plotë të të gjithë organeve kompetentë. Njëkohësisht, Presidenti shprehu gatishmërinë për t’i mbështetur të gjitha nismat qytetare që janë në funksion të tejkalimit të problemeve dhe të ndihmojë në komunikimin e tyre me institucionet kompetente. Në këtë drejtim, do të doja ta informojmë opinion e gjerë se Presidenti paralajmëron këto nisma:

  • Mbrojtjen e mjedisit jetësor për herë të parë të vendoset si pikë në rend dite për seancën e ardhshme të Këshillit të Sigurisë e cila do të mbahet në mesin e dhjetorit të vitit 2019, ku do të jenë të ftuar përfaqësues të organizatave qytetare;
  • Presidenti Pendarosvki e kthen në procedurë Strategjinë e Mbrojtjes, që në të përfshihen pikat dhe masat e sigurisë ekologjike;
  • Do ta përfaqësojë idenë për rritjen e buxhetit për mbrojtjen e mjedisit jetësor që të afrohet drejt mesatares së vendeve anëtare të BE-së;
  • Në kuadër të procesit reformues arsimor të përfshihet numër i obligueshëm i orëve mësimore, ku nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme do të marrin arsimin e duhur për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Ndërkaq, Kabineti i Presidentit, me kërkesë të organizatave qytetare dhe në komunikim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor mori informacionin se Leja e Integruar – A për REK Bitola do të jepet në dhjetor të vitit 2019.

Gjithashtu, Presidenti përshëndeti nismën e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për sjelljen e Ligjit të ri për menaxhimin me mbeturina.

Në raport me kërkesën e angazhimit  të Armatës për ballafaqimin me ndotjen e ajrit nëpërmjet përfshirjes së tyre me patrullimet dhe kujdestaritë e natës, Presidenti theksoi se rendi i brendshëm në shtet është kompetencë e policisë. Armata, theksoi presidenti Pendarovski në takim, tashmë kontribuon në mbrojtjen dhe avancimin e mjedisit jetësor nëpërmjet  aktiviteteve të shumta, siç është mbjellja e fidanëve të ri, në vendet e pushtuara nga zjarri, pastrimin e vendeve që kanë pësuar zjarr, pyllëzimin, pastrimin e mbeturinave nga shtretërit e lumenjve, selektimin e mbeturinave, trajnim dhe edukim aktiv të personelit për mbrojtjen dhe kujdesin e mjedisit jetësor.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...