Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski së bashku me bashkëshorten e tij Elizabeta Gjeorgievska, me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Personave me Aftësi Ndryshe, sot në “Mladi Hab” ishte në shoqërinë e 40 studentëve nga Instituti për Edukim dhe Rehabilitim Special.

Duke e ndërtuar frymën e solidaritetit, respektimit dhe përqafimin e diversitetit, presidentit Pendarovski, theksoi se çdokush duhet t’i respektoj të drejtat e personave me aftësi ndryshe dhe në mënyrë aktive të angazhohet që të sigurohen kushte më të mira për jetë dhe qasjen e duhur tek të gjitha institucionet, qasje tek institucionet arsimore dhe shëndetësore, si dhe përfaqësim më të lartë në tregun e punës.

“Nuk mundem të mos ju uroj për të gjitha përpjekjet tuaja në gjithëpërfshirjen e personave me aftësi ndryshe,si dhe përkrahjen e studentëve me aftësi ndryshe dhe lehtësimin e shkollimit të tyre, tha presidenti Pendarovski. Ai plotësoi se është i bindur se me shembullin e Fakultetit Filozofik, i cili duhet të jetë fakulteti i parë gjithëpërfshirës në vitin 2020, do të fillojnë ta praktikojnë edhe fakultetet e tjera dhe në përgjithësi të gjitha institucionet arsimore”.

Njëkohësisht, siç theksoi presidenti Pendarovski, e domosdoshme është që shteti të ketë punonjës shëndetësor të cilët janë të trajnuar të detektojnë dhe të punojnë me persona me aftësi ndryshe, por edhe në të vërtettë këta njerëz  të përfshihen nëpër shkolla, e më vonë në tregun e punës.

“Mirëpo, duhet edhe të investojmë në sensibilizimin e komunitetit më të gjerë, për të zvogëluar paragjykimet dhe stigmën, të zgjerojmë horizontin dhe të kuptojmë se kjo shoqëri në të cilën ka hapësirë për të gjithë, ka më shumë mundësi për sukses, shoqëria në të cilën përqafohen diversitetet, është shoqëri në të cilën komunitetet e ndryshme mund të integrohen të jetojnë”, theksoi presidenti Pendarosvki dhe plotësoi:

“Çdo ditë duhet të jetë 3 dhjetori,vazhdimisht të jemi të vetëdijshëm për problemet e  personave me aftësi ndryshe dhe të ndërtojmë solidaritetin, ta respektojmë dhe përqafojmë diversitetin. Unë jam i hapur për çdo nismë që keni ju. E vë në dispozicion mandatin tim, autoritetin tim, kohën time, resurset humane të Kabinetit tim për realizimin e qëllimeve të përbashkëta”.

Dekani i Fakultetit Filozofik, Ratko Duev ndërkaq, theksoi se si fakultet i parë gjithpërfshirës, ky institucion në vazhdimësi punon të sigurojë kushte më të mira për jetën e studentëve me aftësi ndryshe dhe në lehtësimin e procesit të shkollimit.

Në këtë ngjarje, Ivana Popova, studente e gjeneratës 2014/2015 nga Instituti për Rehabilitim dhe Edukim Special, mori çmim me vlerë materiale prej 10.000 denarë, për mesataren e lartë të arritur 9,78, kurse çmime me vlerë materiale prej 10.000 denarë për përkushtim të veçantë në shkollim morën edhe Beira Salifovska, studente me shikim të dëmtuar nga Instituti për Edukim dhe Rehabilitim Special, si dhe Angella Georgieva, studente nga Fakulteti Filozofik në Riekë, Republika e Kroacisë dhe Aleksandar Avramovski, student nga Fakulteti Ekonomik dhe i Biznesit në Maribor, Republika e Sllovenisë.

 

Сподели: