Thirrje publike nga Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

14 Tetor 2019 | Kumtesat

Në bazë të nenit 13 paragrafi 2 tё Vendimit për organizimin e punës së Kabinetit të Presidentit të Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 30/2000, 9/2001, 41/2010 dhe 142/2013), Rregullores për angazhimin e bashkëpunëtorëve dhe ekspertëve shkencorë Nr.04-111 / 1 të datës 29.05.2019, dhe Rregullores për vendosjen e kritereve për angazhim tё Institucioneve shkencore dhe të ekspertëve të shquar shkencorë dhe profesionalë në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Nr.nr. 04 -111/2 nga data 29.05.2019, shpallet:

Thirrje publike për shprehje interesi për angazhim
të një bashkëpunëtori të jashtëm në
Kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përputhje me përpjekjet e Presidentit të Republikës së Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski, për të ofruar mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët, për përfshirjen e tyre në proceset e hartimit të politikave të rëndësishme për zhvillimin e vendit tonë, shpallë këtë thirrje për shprehje interesi për angazhim tё një bashkëpunëtori të jashtëm për çështje të multikulturalizmit, politikave, strategjive dhe programeve për përfshirjen e romëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Për të aplikuar për thirrjen publike, ju duhet të dergoni një letër interesi me shpjegim pёr motivin tuaj,
si dhe CV.

Personat duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
– të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
– të jenë të moshës madhore;
– me aktgjykim gjyqësor tё mos jenë tё dënuar pёr ndalim nё ushtrimin e profesionit, veprimtarisë
ose detyrës së tyre;
– tё kenё tё përfunduar së paku gradën e arsimit të lartë VII / 1 ose studime me 240 ECTS në fushën
shkencave sociale;
– të kenë përvojë në punën e legjislativit, ekzekutivit ose gjyqësorit;
– të kenë të paktën 5 vjet përvojë pune dhe bashkëpunim me organizata joqeveritare nga
vendi dhe jashtë, në fushën e multikulturalizmit, politikave, strategjive dhe programeve për
përfshirjen e Romëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe integrimin Euro-Atlantik;
– të zotërojnë një nga tre gjuhët më të përdorura të Bashkimit Evropian (anglisht, frëngjisht,
gjermanisht). Njohja e gjuhëve të tjera do të jetë gjithashtu një pёprarёsi;
– të plotësojnë kërkesat për marrjen e certifikates sё sigurisё;

Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut i fton të gjithë kandidatët që i plotësojnë kushtet të shprehin interes. Kandidatët e interesuar përveq, letrës së interesit, është e nevojshme të dërgojnë dëshmi se ata posedojnë kualifikimet e nevojshme dhe përvojën përkatëse të punës. Letra e interesit bashkё me dokumentacionin duhet të dorëzohen në formë të shkruar në arkivin e Kabinetit të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në rrugën Aco Karamanov 33A, Shkup, me shёnimin “Thirrje publike për shprehjen e interesit për angazhim të një bashkëpunëtori të jashtëm” , brenda 5 (pesë) ditëve të punës nga data e shpalljes së kësaj thirrjeje.

KABINETI I PRESIDENTIT
TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË
VERIUT

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....