Urimi i presidentit Pendarovski me rastin e Me rastin e festës së madhe të krishterë Theofania- Ujët e Bekuar

19 Janar 2020 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me rastin e festës së madhe të krishterë Theofania- Ujët e Bekuar, i dërgoi urim Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, Kryepeshkopi i Ohrit dhe maqedonas, fortlumturisë së tij z.z. Stefan.

I nderuar z.z. Stefan,

Kam kënaqësinë dhe nderin e veçantë Juve personalisht dhe anëtarëve të Sinodit të Shenjtë të Peshkopëve, murgjve dhe priftërisë së nderuar, si dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë, t’jua uroj festën e madhe ortodoksie Theofania – Ujët e Bekuar, dhe t’ju uroj ta kaloni në paqe, gëzim dhe lumturi.

Theofania na kujton rëndësinë e sekretit të shenjtë të pagëzimit si një nga shtyllat e fesë së krishterë. Nëpërmjet këtij akti, lindjes shpirtërore dëshmohet kuptimi i ekzistencës së çdo besimtare. Të mos lejojmë që në luftën e vazhdueshme me sfidat materiale fijet tona jetësor të mbeten pa fortesë morale dhe ideore dhe të vazhdojmë të synojmë ruajtjen e vlerave shpirtërore.

Ditën e Ujit të Bekuar kur bekohen ujërat, dëshiroj me sinqeritetin më të madh në zemrat e të gjithë besimtarëve të hyjë paqja, harmonia, dashuria dhe bamirësia të cilat do t’i ndajmë me të gjithë bashkëqytetarët tanë duke kontribuar për mirëqenien tonë personale dhe të të gjithë bashkësisë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...