Vizitë e qytetarëve në Vilën Vodno në suazat e projektit “Kabineti i hapur”

29 Janar 2020 | Kumtesat

 

Kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Vila Vodno, sot e vizituan qytetarët në suazat e aktivitetit “Kabineti i hapur”.

Vizitorët kishin rastin të takohen, personalisht të flasin me presidentin Pendarovski dhe drejtpërdrejtë prej tij të njoftohen për kompetencat e tij, t’i vizitojnë hapësirat ku realizohen takimet zyrtare dhe ato të punës, si dhe sallat për solemnitete, takime, ngjarje dhe konferenca shtypi.

Mysafirët u njoftuan me një pjesë të punonjësve të Kabinetit  dhe u informuam për historinë e Vilës Vodno, për një pjesë të aktiviteteve që zhvillohen, si dhe për mënyrën e funksionimit të këtij institucioni.

Ngjarja e sotme u zhvillua në kornizat e projektit “Kabineti i hapur”, aktivitet që mundëson takime të drejtpërdrejta të qytetarëve me presidentin Stevo Pendarovski. Të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat e interesuara, me paraqitje paraprake në faqen zyrtare të internetit të Presidentit, kanë mundësinë të realizojnë komunikim të drejtpërdrejtë me presidentin Pendarovski, t’i ndajnë idetë, propozimet dhe sugjerimet e tyre, si dhe të marrin pjesë në ngjarje me karakter publik, që  realizohen në Kabinet.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....