U hap Shkolla e parë për Politika e Qendrës Presidenciale për Edukim Politik

26 Mars 2021 | Kumtesat

Sot në Kabinetin e Presidentit u hap Shkolla e parë për politika e Qendrës Presidenciale për arsim politik, që do të mbahet onlajn duke filluar nga kjo fundjavë dhe deri në nëntor të këtij viti.

Shkolla do të realizohet nëpërmjet katër seminareve edukative me ligjërues dhe trajnues eminentë nga shteti dhe jashtë. Pjesëmarrësit në Shkollën për Politika do të kenë mundësi t’i përparojnë njohuritë e veta mbi tema të cilat përfshijnë çështje mbi demokracinë, shtetin juridik dhe luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, politikën e jashtme dhe sigurinë, integrimin tonë në Bashkimin Evropian, zhvillimin socioekonomik, si dhe komunikimin politik dhe transparencën.

Duke thënë se Shkolla për Politika është aktiviteti qendror i Qendrës Presidenciale për Edukim Politik, Presidenti Pendarovski në fjalimin e vet theksoi se pjesëmarrësit në këtë Shkollë janë përzgjedhur në shpallje publike, në bazë të interesit të tyre për pjesëmarrje aktive në jetën shoqërore, kualifikimeve profesionale dhe arritjeve eksperte.

“Jam i bindur se që të kemi demokraci të qëndrueshme dhe që të kemi gjenerata të ardhshme të demokratëve, duhet të investojmë themelisht në arsim, në vlerat demokratike. Pikërisht kjo nevojë më nxiti të filloj një iniciativë të tillë për të cilën shpresoj sinqerisht se në periudhën e ardhshme do të fitojë mbështetje më të gjerë shoqërore”, tha Presidenti Pendarovski.

Duke folur se përbërja e pjesëmarrësve në Shkollën për Politika i reflekton qëllimet kryesore të politikës së tij, Presidenti Pendarovski theksoi se ato janë nevoja për të ndërtuar një shoqëri solidare dhe inkluzive, për të nxitur dialogun politik dhe shoqëror nëpërmjet tejkalimit të ndarjeve dhe, gjithmonë, ta promovojnë multikulturalizmin si hallkë kryesore të lidhjes së qytetarëve tanë.

“Në këtë drejtim, jam i bindur se pjesëmarrësit në shkollën e parë do të kenë shansin e veçantë jo vetëm t’i mbindërtojnë njohuritë dhe shkathtësitë e veta por edhe të ndërtojnë kontakte të cilat do të ndikojnë pozitivisht mbi zhvillimin e tyre profesional dhe individual”, tha Presidenti.

Në këtë eveniment mbajti fjalim edhe prof. dr. Aleksandar L. Spasov, kryetar i Këshillit Programor të Qendrës Presidenciale për Edukim Politik dhe këshilltar i Presidentit për politikë të jashtme, politikë të brendshme dhe çështje kushtetuese. Ai theksoi se Shkolla për Politika bashkon pjesëmarrësit me prejardhje të ndryshme dhe të kaluar profesionale, por me qëllim të përbashkët për të ardhmen.

“Ai qëllim është dëshira e gjeneratës të re të qytetarëve tanë që të jetojnë në një shtet me rend demokratik të bazuar në parimet e sundimit të të drejtës dhe të solidaritetit, si dhe në një shoqëri ku dallimet tona janë investim në proces dhe jo bazë për konflikte dhe ndarje të reja”, nënvizoi profesor Spasovi.

Qëllimi i Qendrës Presidenciale për Edukim Politik dhe i Shkollës për Politika është të kontribuojë në ndërtimin e unitetit nëpërmjet mësimit, ta promovojë kulturën e dialogut dhe të ndikojë mbi reformën në arsim nëpërmjet përfshirjes së përgjithshme të edukimit politik në sistemin tonë arsimor formal dhe joformal.

Fjalime të veta në këtë eveniment hibrid kishin edhe përfaqësuesit e fondacioneve dhe organizatave partnere të cilat janë pjesë e Këshillit Programor të Qendrës Presidenciale për Edukim Politik: Fondacioni “Fridrih Ebert” – për Maqedoninë e Veriut, Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI), Fondacioni “Maqedonia2025”, Fondacioni “Konrad Adenauer”, Fonacioni për Demokraci Uestminster, në Maqedoninë e Veriut dhe Instituti Nacional Demokratik (IND).

Për shkak të pandemisë kovid-19, hapja e Shkollës ishte me program të shkurtuar. Pjesa tjetër e modulit do të zhvillohet onlajn.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....