19 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë së Ohrit

13 Gusht 2020 | Kumtesat

Sot mbushen 19 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë së Ohrit me të cilën iu dha fund konfliktit të armatosur në vitin 2001dhe u vendosën themelet për ndryshimet kushtetuese dhe ligjvënëse me të cilat garantohen të drejtat e bashkësive më të vogla etnike. Marrëveshja ishte rezultat i negociatave njëmujore me mbështetje nga përfaqësuesit e Komisionit Evropian dhe SHBA-së. Marrëveshja u dëshmua si kyçe për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, si dhe të karakterit unitar të shtetit.

Pas pothuajse dy dekadash, me zbatimin e tij, vendi ynë i ruajti paqen dhe stabilitetin, dhe vendosi standardet më të larta për të drejtat e bashkësive. Sot, nuk ekziston arsye të dyshojmë në të ardhmen e Republikës së Maqedonisë së Veriut si multietnike dhe multikulturore e cila si anëtare e NATO-s, dhe shpresojmë së shpejti si anëtare e Bashkimit Evropian, u ofron perspektivë dhe mirëqenie të gjithë banorëve të vet. Të mos lejojmë asgjë të mos na e lëkundë unitetin, bashkëjetesën dhe respektin e ndërsjellë. Duhet t’i lëmë në histori të gjitha konfliktet dhe mosmarrëveshjet. Të vazhdojmë ta ndjekim vizionin për të ardhmen dhe të punojmë mbi prosperitetin dhe për të mirën e të gjithë qytetarëve tanë.     

Marrëveshja e Ohrit nuk ishte e lehtë të arrihet. Në këtë rast duhet t’i japim mirënjohje lidershipit të Presidentit Boris Trajkovskit dhe përfaqësuesve të partive politike si nënshkrues të Marrëveshjes. Së bashku me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare e cila është permanente të gjitha këto 19 vjet dhe e cila asnjëherë nuk e ka ndaluar mbështetjen për vendin tonë, në vitin 2001 lideriteti ynë politik eskaloi në konflikt i cili do të sillte humbje të mëdha njerëzore dhe shkatërrim dhe ku nuk fitoi askush.

Marrëveshja Kornizë nuk kishte për qëllim të inaugurojë fitimtarë dhe të shpallë të humbur. Ajo është baza e ndërtimit të bashkëjetesës për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pas dy dekadash nuk duhet të ketë në asnjë mënyrë ndarje dhe skepticizëm. Të mbetemi të përkushtuar ndaj përparimit ekonomik dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve tanë dhe të ballafaqohemi të bashkuar me të gjithë sfidat. Pikërisht pandemia me kovid-19 është test serioz për funksionimin tonë, por edhe për solidaritetin dhe unitetin. Kemi dhënë shumë viktima, kaluam një rrugë shumë të gjatë, humbëm shumë kohë, nuk ka kthim pas, ecim përpara të bashkuar dhe unitarë.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....