10 Maj 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot në Kabinetin e Presidentit në ceremoni me nderimet më të larta ushtarake dhe shtetërore e priti Presidenten e Gjeorgjisë, Sallome Zurabishvili, duke e filluar kështu vizitën e saj zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në suazat e vizitës, përveç takimit tet-a-tet midis Presidentit Pendarovski dhe Presidentes Zurabishvili, u mbajt edhe mbledhje plenare e delegacioneve zyrtare, kurse pas kësaj do të vijojë nënshkrimi i Marrëveshjes së regjimit pa viza dhe i Memorandumit të bashkëpunimit në fushën e kulturës midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Gjeorgjisë, si dhe konferenca e përbashkët për shtyp.

Presidenti Pendarovski dhe Presidentja Zurabishvili do të vendosin kurora pranë varrit të Goce Dellçevit në kishën “Shën. Spas”.

Në fokus të bisedimeve janë marrëdhëniet bilaterale midis Maqedonisë së Veriut dhe Gjeorgjisë dhe mënyrat e përparimit të tyre, integrimi në BE dhe NATO, çështjet rajonale, si dhe pandemia e kovid-19.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit