Presidenti Pendarovski e dha Çmimin e madh vjetor për arkitekturë për veprën më të suksesshme arkitektonike në vitin 2023

26 Dhjetor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, mbrëmë ua dha Çmimin e madh vjetor për arkitekturë për veprën më të suksesshme arkitektonike në vitin 2023 autorëve, Mia Shiriq, Dejan Sekullovski, Ilija Bozhinovski dhe bashkëpunëtorëve Sashe Neshiq dhe Katina Sutogllu të Studios Sindikat për projektin Qendra ekspozuese-shpërndarëse me magazinë Ballkanija, Visbeg – Shkup. Çmimin e madh dhjetor e jep Asociacioni i arkitektëve të Maqedonisë, me mbështetje nga Presidenti Pendarovski.

Në vijim është teksti i fjalimit të Presidentit Pendarovski.

Të nderuar anëtarë të Asociacionit të arkitektëve të Maqedonisë,
Të nderuar të ftuar,
Zonja dhe zotërinj,

Do të dëshiroja fjalimin e sotshëm si mbështetës i manifestimit për dhënien e Çmimit të madh vjetor për arkitekturë, ta filloj me një rikujtim të vogël.

Domethënë, para dhjetë ditësh, në hapësirat e Kabinetit të Presidentit, vetëm disa muaj pas Venecias, në suazat e ekspozitës së 18-të internacionale të arkitekturës, opinionit maqedonas ia prezantuam ekspozitën “ekspozitës “Laboratori i të kaluarës për të ardhmen: Rrëfime për Shkollën verore të arkitekturës në manastirin Shën. Joakimi i Osogovisë 1992-2017”.

Kjo ishte një mundësi e bukur nëpërmjet përfaqësuesit maqedonas në bienalen arkitektonike me renome në Venecia të flitet për arkitekturën maqedonase dhe për vendosjen e saj në botë. Duke pasur parasysh se vetë ekspozita përmban në vetvete pikëpamjen e pjesëmarrësve në shkollën verore, kur kanë qenë në fillim të rrugës së vet profesionale, dhe kjo në një periudhë prej dy dekadash e gjysmë, ishim dëshmitarë të luksit të ideve dhe vizioneve, por dhe të njohurive dhe shkathtësive ndër vite.

Përndryshe të gjithë këtë e përmban arkitektura si një ndërthurje specifike midis shkencës dhe artit, si bashkim i të përshtatshmes me të bukurën, por edhe si një sublimim i nxitjes njerëzore për të qëndruar dhe për të lënë gjurmë në kohë.

Për fat të keq, nuk realizohen të gjitha projektet. Shpesh, konteksti social, kufijtë financiarë, mendjengushtësia shoqërore dhe ndërhyrjet politike janë pengesa për krijimtarinë e arkitektëve.
Kuptohet se idetë e gjejnë rrugën drejt qëllimit, sepse është e vështirë të ndalosh nxitjen krijuese të arkitektëve si krijues dhe ndërtues të përjetshëm. Nga bisedat me autorët dhe të ftuarit, brezat e rinj dhe të vjetër të arkitektëve, profesorëve dhe studentëve, gjatë evenimentit që e përmenda, ishte e pakontestueshme përshtypja se kemi një potencial të madh që nuk guxon të mbetet i margjinalizuar.

Të nderuar,

Ju e dini më mirë se unë se kemi arkitekturë tradicionale që është admiruar nga i madhi Korbizje, kemi mjeshtër të përkryer si Andrea Damjanov, kurse vetëm disa dekada më parë, në kohën e ish-Jugosllavisë, ishin disa gjigantë maqedonas të ndërtimit që ndërtuan ndërtesa madhështore në të gjitha kontinentet. E gjithë kjo është vetëm një konfirmim se kemi bazat që na lejojnë t’ia zbulojmë botës talentin tonë, me të cilin shkojmë përtej kufijve lokalë dhe kombëtarë, përtej mesatares.

Të nderuar miq,

Me dhënien e Çmimit të madh vjetor ku prezantohen arritjet më të vlefshme arkitektonike në vitin aktual, si dhe me aktivitetet e tjera të veta, Asociacioni i arkitektëve kontribuon në promovimin e arkitekturës maqedonase dhe për vlerësim përkatës, publik të arritjeve të arkitektëve maqedonas.

Jetojmë në kohë kompleske të hapësirës ku nuk është e lehtë të krijohet, duke pasur parasysh se arkitektët ndiejnë trysni prej investuesve, për fat të keq, ndonjëherë edhe mbartësit e funksioneve publike, kurse gara moderne, e paskrupullt për fitim e injoron estetiken dhe humanen. Në një rrethinë ku përparësi fiton ajo që është instante dhe ku dominon kiçi, sfida të ndërtohet një vepër e përmbajtur e suksesshme dhe artistike që do t’i rezistojë testimit të kohës është edhe më e vështirë.

Do të dëshiroja në fund të fjalimit tim, para se ta shpall fituesin e Çmimit të madh vjetor, do të dëshiroja t’ju uroj viti 2024 të jetë më i lumtur dhe kuptohet, shëndet të mirë dhe motivim për arritje të reja dhe të vyeshme arkitektonike.

Tani më lejoni ta shpall dhe përgëzoj fituesin e Çmimit të madh vjetor për arkitekturë.

Vepra arkitektonike më e suksesshme e realizuar në vitin 2023 është:

Qendra ekspozuese-shpërndarëse me magazinë Ballkanija, Visbeg – Shkup
Studio: Sindikat
Autorë: Mia Shiriq, Dejan Sekullovski, Ilija Bozhinovski
Bashkëpunëtorë: Sashe Neshiq dhe Katina Sutogllu

Përgëzimet më të sinqerta.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit