Pjesëmarrja e Presidentit Pendarovski në konferencën virtuale “Para të ardhmes – Përgatitjet për NATO 2030”

13 Maj 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim në konferencën virtuale “Para të ardhmes – Përgatitjet për NATO 2030” në organizim të Klubit Atlantik në Bullgari, me rastin e 30-vjetorit të themelimit të tij.

Duke e uruar jubileun e rëndësishëm për këtë organizatë, Presidenti Pendarovski foli mbi fitimet të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut i ka nga anëtarësimi në NATO, pas dy dekadash të statusit kandidat dhe të një sërë krizash.

Midis mësimeve të nxjerra nga historia më e re, siç tha Presidenti Pendarovski, është rëndësia e paralajmërimit të hershëm, sidomos sot, kur sfidat janë dyfishuar dhe janë më të komplikuara, duke përfshirë edhe luftën sajber dhe hibride, ose sfidën më të re – menaxhimin me pandeminë, e cila përveç pasojave shëndetësore, sociale dhe ekonomike ka edhe pasoja në siguri.

“E rëndësishme për stabilitetin e bashkësisë transatlantike është kohezioni midis partnerëve”, sepse siç tha Presidenti Pendarovski “asnjë problem në Ballkan nuk do të ishte zgjidhur në këto tri dekadat e fundit nëse nuk ishin të sinkronizuar SHBA-ja dhe Evropa.”

Presidenti Pendarovski në fjalimin e tij foli edhe mbi non-pejperat e liferuar para pak kohe, ku përmendet ndryshimi i kufijve të Ballkanit Perëndimor. Sipas Presidentit Pendarovski, asnjë qeveri dhe politikan i përgjegjshëm në Evropë nuk do ta mbështesë këtë ide të rrezikshme, por, sipas tij, nuk përjashtohet propaganda e palëve të treta. Sipas Presidentit Pendarovski, në rajon ka ende shumë histori e cila na mban të gjithëve ne në karriget e fundit të Evropës.

“Jetojmë në shekullin e 21 dhe duhet të reflektojmë dhe të bëjmë plane për të ardhmen. Ballkani në postkomunizëm humbi miliona të rinj të cilët u larguan në pjesët e botës ku historia është e pranishme në libra dhe jo nëpër rrugë”, tha Presidenti Pendarovski në këtë fjalim në konferencën virtuale, me rastin e 30-vjetorit të themelimit të Klubit Atlantik në Bullgari.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...