Dorëzimi i letrave kredenciale nga Mirvais Samadi, ambasadori i ri i emëruar i Afganistanit për Maqedoninë e Veriut

11 Shkurt 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot realizoi bisedë nëpërmjet video-lidhjes me Mirvais Samadi, ambasadori i ri i emëruar i Republikës Islame së Afganistanit për Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Athinë, me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale të cilat, për shkak të pandemisë së kovid-19, i ka dorëzuar me shkrim.

Duke e uruar për emërimin në këtë funksion, Presidenti Pendarovski e theksoi promovimin e agjendës pozitive për bashkëpunim midis dy shteteve dhe shprehu pritjen se angazhimi i ambasadorit të ri të emëruar do të japë kontribut të rëndësishëm për thellimin e marrëveshjeve politike.

“Maqedonia e Veriut është dhe do të jetë partner i sigurt i Afganistanit në përpjekjet e tyre për prosperitet të vendit dhe mirëqenies së qytetarëve”, rekomandoi Presidenti Pendarovski dhe theksoi se shteti ynë, si pjesëmarrës në misionet ISAF të NATO-s deri në vitin 2014, por edhe deri më sot me kontributin e vet në misionin “Mbështetje vendimtare” e vërteton përkushtimin e vet për paqe dhe zhvillim të qëndrueshëm të Afganistanit.

Bashkëfolësit shkëmbyen mendime për zbatimin e negociatave paqësore me talibanët, në përputhje me marrëveshjen e 29 shkurtit vitin e kaluar, duke i përshëndetur përpjekjet e Afganistanit për arritjen e paqes dhe stabilitetit në vend dhe në rajon.

Duke i uruar sukses në kryerjen e detyrës së përgjegjshme, Presidenti Pendarovski i dha mbështetje ambasadorit të Afganistanit, Samadi.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....