Presidenti Pendarovski e mirëpriti ambasadoren amerikane, Anxhela Prajs Ageler

11 Gusht 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anxhela Prajs Ageler.

Në këtë takim u tha se marrëdhëniet bilaterale po zhvillohen me dinamikë të përkryer, në përputhja me miqësinë afatgjate maqedonase-amerikane, kurse në shpirtin e partneritetit dhe aleancës strategjike në NATO.

Bashkëfolësit shkëmbyen mendime dhe informacione mbi zhvillimin e procesit eurointegrues dhe mbi hapat e mëtejshëm që duhet të ndërmerren në atë drejtim, si dhe mbi gjendjen në rajonin më të gjerë në kontekstin e agresionit rus mbi Ukrainën.

Presidenti Pendarovski duke theksuar se shteti ynë i jep rëndësi të veçantë zhvillimit të marrëdhënieve me SHBA-në, shprehu bindjen se mbështetja amerikane do të vazhdojë edhe në periudhën që vijon, si garanci për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit